Qelbesirat pa dogane
Importi i llumit te ujerave te zeza ne Shqiperi apo eksporti me det i plehrave tona ne Kroaci jane vetem nje fakt qe humb teresisht rendesine perballe problemit real qe kemi brenda vendit. Qelbesirat dhe plehrat qe ne u trembemi nuk jane aspak ato qe tremben kroatet ne plazhet e tyre te Dubrovnikut qelbesirat tona ecin flasin mbajne kollare levizin me eskorta apo edhe pa eskorta. Kane vila luksoze dhe shtiren si te varfer bejne pazare me disa miliona euro dhe na shesin mend per moral e na bejne demagogji kunder korrupsionit. Na trumbetojne si arritje te madhe vizat dhe heshtin perballe mosrespektimit te disa normave elementare te jetes demokracise dhe funksionimit te shtetit. Norma te paplotesuara te cilat e bene Shqiperine qe ti refuzohej statusi i vendit kandidat. Por integrimi eshte nje synim afatgjate le te ndalemi tek emergjencat afatshkurtra.
Shqiperia eshte bere nje kosh i madh mbeturinash dhe askush nuk po merr asnje nisme per te ndalur perdorimin e qeseve plastike per te pastruar plazhet rruget brigjet e lumenjve nga mbeturinat pa fund. Kryetare komunash dhe bashkish me pafytyresine me te madhe urdherojne shkarkimin e mbeturinave ne lumenj. Ujerat e lumit Mat jane me te ndoturat dhe burimi i ndotjes jane qytetet e fshatrat qe ndodhen prane ketij lumi. Qelbesirat e verteta jane ata qe shkarkojne mbeturinat ne uje. Qelbesirat jane ata kryebate bashkish qe nuk kane ndermarre asnje veprim konkret per te ndalur ndotjen per te ngritur impiante te perpunimit dhe ndarjes se mbeturinave dhe me tej mbase fitohet edhe dicka shtese per buxhetin e bashkise dhe komunes nga shitja e ketyre mbeturinave per industrine ricikluese. Te vetmit qe i bejne nje sherbim ketij vendi jane familjet e varfra rome apo edhe familjet e tjera te varfra qe per te mbytur skamjen germojne ne koshat e mbeturinave per te gjetur ate cka mund te riciklohet. Ndersa qelbesirat tona me kollare mendojne vetem per te marre pjesen e tyre te parave nga tenderet e pastrimit te qytetit. Ne edicionet informative te Top Channel kemi mundur te tregojme me filmime se si kamionet e bashkise se Librazhdit shkarkojne ne ujerat e lumit Shkumbin mbeturinat e mbledhura ne qytet. Kemi treguar se si drejtuesit e pushtetit vendor te Rrogozhines mohonin se derdhnin mbeturinat ne lumin Shkumbin dhe ne te njejten dite kamioni ngarkuar me mbeturina shkarkonte ne lume. Injoranca e theksuar ndergjegjja shume e ulet qytetare dhe makuteria per te zhvatur disa leke me shume nga tenderet e pastrimit te qyteteve jane shkaktare kryesore te kesaj situate te krijuar ne gjithe vendin. Edhe ato bashki qe mburren se kane realizuar mbledhjen e diferencuar te mbeturinave thjesht genjejne qytetaret e tyre dhe me se shumti donatoret e huaj sepse asgje ska ndryshuar.
Ne nje kohe kur Ministria e Mjedisit pranon import mbeturinash apo edhe heqje te tarifave doganore per llumin e ujerave te zeza ende nuk ka ndermarre nje strategji funksionale me rezultate te dukshme ne terren per te pastruar territorin. Do te mjaftonin vetem gjysma e parave qe jepen per reklama ne menyre klienteliste per te krijuar ndermarrje ku te punesoheshin njerezit ne nevoje per te mbledhur shishet plastike qe kane pushtuar gjithe vendin. Ne kete menyre do te ulej kerkesa per import mbeturinash nga ana e atyre pak linjave te riciklimit. Qelbesirat pervecse ne Parlament administrate qeveri kane zaptuar edhe median. Ndryshe nga disa vjet me pare media shqiptare eshte asfiksuar nga gazetare militante qe devotshmerine e tyre ndaj zotit te radhes e kane te ushqyer nga parate qe perfitojne prej pushtetit. Ata jane gati te nxjerrin dhe jataganin te poshterojne shpifin dhe hedhin balte te na thone se e zeza eshte e bardhe apo te kunderten. Atyre nuk u intereson aspak se cfare mendojne njerezit per probleme te caktuara por shkruajne vetem ate qe njerezit duhet te mendojne. Kjo eshte nje nga arsyet se perse pjesa derrmuese e medias me se shumti e shkruar por edhe ajo audiovizive eshte bojkotuar nga lexuesi apo shikuesi. Keto media mbahen ne kembe apo edhe zgjerohen vetem fale parave te dhena nga pushteti tendereve per familjaret e tyre. Duke e njohur mire kete ambient mendoj se media eshte ne diten e saj me te keqe. Numri i larte i titujve apo logove ne ekran nuk po tregon te jete shenje e fjales se lire por vetem percues i fjales se pushtetit. Ne te njejten gracke ka rene edhe shoqeria civile. Ne kohen kur qeveria e ish-kryeministrit Nano kerkonte te realizonte ndertimin e nje impianti te asgjesimit te mbeturinave me djegie ne kasharsh impiant qe do te digjte edhe mbeturinat nga Italia nje vale protestash beri qe projekti te deshtonte. Sot kur qeveria po ben te njejten gje duke lejuar importin e mbeturinave nga jashte shoqeria civile ka disa reagime te mekura sa per tu hedhur hi syve donatoreve dhe nuk e ka me forcen qe kishte per te ndalur kete veprim. Ministrat e Mjedisit dhe Ekonomise justifikohen me listat e gjelbra dhe me plotesimin e detyrimeve te Shqiperise ne kuader te konventave nderkombetare apo OBT-se. Dakord por perse nuk e kane te njejtin shqetesim per plotesimin e standardeve te konventave nderkombetare ku Shqiperia ben pjese per te mos lejuar me ndertim fabrikash te cimentos centraleve me qymyrguri tregtimin e karburanteve me cilesi te ulet djegien e lendeve te rrezikshme ne furrat ilegale te gelqeres ne te gjithe vendin. Perse nuk respektohen konventat per ceshtjen e mbrojtjes se shendetit te femijeve uljes se ndotjes ne ajer sigurimin e jeteses per te braktisurit. Perse nuk u respektua asnje konvente nderkombetare ne rastin e femijeve fatkeqij te Zana Xhekes ne Sukth Eumlshte shume e thjeshte as Kryeministri as ministri pa portofol as ministri i Ekonomise as ai i Shendetesise Mbrojtja Rendi pushteti vendorhellip Parlamenti Presidenti nuk kane kohe te shikojne se tragjedi si ajo e Sukthit mund te ndodhin perdite. Sepse per kete shtrese te shoqerise nuk zhvillohen tendere dhe fatkeqesisht ata as nuk shkojne me ne votime.
Per te gjitha keto arsye dhe te tjera me te shumta llumi i ujerave te zeza qe do vije pa dogana nuk perben ndonje problem thelbesor. Natyra gjithmone e gjen nje zgjidhje pavaresisht kohes qe i duhet per te shkaterruar mbeturinat qe ne hedhim. Por ne njerezit nuk kemi shansin qe te presim kaq gjate per tu vetepastruar ne nje kohe kur rruget dhe zyrat gelojne nga pislleku.