E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton buxheti i Tiranes kapriciot djegin 7.6 miliarde leke

Keshilli bashkiak nuk eshte mbledhur per pese muaj me radhe

Anetaret e Keshillit Bashkiak te Tiranes djegin 7.6 miliarde leke. Kjo do te thote se keto para jane hedhur ne koshin e plehrave jane fshire jane venitur jane shkrumbuar. Ato as nuk u perdoren as nuk u levruan dhe as nuk u diskutuan per kryeqytetasit qe nuk jane as me PS-ne as me PD-ne as me LSI-ne e as me LZHK-ne.

Data 13 korrik shenon edhe diten e fundit te mbledhjes se anetareve te keshillit bashkiak te kryeqytetit. Kaloi vera vjeshta e tani ndodhemi ne stinen e dimrit ne ditet e fundit te muajit nentor atehere kur cdo program cdo plan e cdo projekt duhet te shenonte fundin e pagesave sipas legjislacionit ne fuqi. E kunderta ka ndodhur per Tiranen buxheti per kryeqytetin e Shqiperise per vitin 2010 do ta marre historia. Ky 12-mujor do te mbahet mend si viti kur anetaret nuk gjeten gjuhen e perbashket nuk u takuan as pas pushimeve verore e nuk e cane koken per pasojat qe shkakton ky ngerc per kryeqytetasit e te gjithe qytetaret shqiptare qe kane per zemer Tiranen me shume edhe se artistet shkencetaret njerezit e nderuar qe u zgjodhen per te bitisur punet e lsquoTirones. Disa dite me pare Bashkia e Tiranes ka akuzuar zyrtarisht Kryeministrin Sali Berisha per bllokimin dhe djegien e fondit per kryeqytetin. Bashke me te sipas bashkise jane bllokuar projektet per kryeqytetin parkimi unaza e re investimet rehabilitimet e 100 vrima te pambushura. Por ne fakt historia do te marre edhe ata anetare qe asnjehere nuk dolen publikisht te jepnin arsye se perse nuk u miratua buxheti i kryeqytetit as me argumente politike e as me informacion te depolitizuar.

Parashikimi

Per kete vit ishin parashikuar per transportin publik dhe sinjalistiken 533 milione leke. Mjedisi dhe rikualifikimet urbane do te financoheshin ne shumen 2.5 miliarde leke ndersa infrastruktura rrugore do te financohet ne shumen e 1.6 miliarde lekeve. Ne investimet per transportin publik ishte parashikuar perfundimi i fazes se gjashte dhe te shtate te projektit per sinjalistiken horizontale projekti i numertimit dhe dixhitalizimit te godinave godina hyrje dhe apartamente te sistemit te adresave te qytetit te Tiranes si dhe projekti per transportin multimodal korsite e dedikuara dhe te rritjes se sigurise rrugore. Per zbatimin e ketij te fundit duhet te nderhyhej ne 22 rruge dhe 22 kryqezime per vendosjen e korsive te dedikuara. Per kete vit ishte planifikuar gjithashtu perfundimi i ngritjes se Qendres se Menaxhimit te Trafikut.

Po ashtu kete vit do te vijohet me perpjekjen per ndertimin e dy parkimeve nentokesore me nderhyrjen per rehabilitimin e shtratit te Lanes tek ura prane Shkolles Teknologjike rikualifikimi urban te hapesires pergjate rruges Lord Bajron rehabilitimi i fushes se Sharres. Lidhur me shtimin e hapesirave te gjelbra ishte parashikuar qe per vitin 2010 me fondet e Bashkise se Tiranes do te mbillen rreth 8 mije peme.

Mbledhja e 13 korrikut

Mbledhja e fundit e keshillit bashkiak eshte shoqeruar me diskutime e debate por asgje nuk eshte miratuar.

Ne fjalen e saj nenkryetarja e bashkise Albana Dhimitri ka theksuar se ne kete buxhet prioritete mbeten transporti publik sinjalistika siperfaqet e gjelberuara dhe infrastruktura rrugore. Nderkohe kryetari i keshillit bashkiak Sokol Dervishaj theksoi se niveli i taksave i paraqitur ne kete buxhet eshte katastrofik. Ndersa keshilltarja demokrate Guxholli sqaroi se buxheti per vitin 2010 per Bashkine e Tiranes eshte teorik dhe jo real duke kerkuar edhe nje tabele te plote te taksave. Sipas saj qytetaret ankohen per taksa te larta per pastrimin dhe gjelberimin nderkohe qe keto funksione nuk kryhen nga Bashkia e Tiranes.

Keshilli bashkiak

Keshilli Bashkiak zgjidhet per nje periudhe 3-vjecare. Mandati i keshilltarit eshte i vlefshem nga koha qe keshilltaret bejne betimin dhe e nenshkruajne ate deri ne konstituimin e keshillit pasardhes. Keshilltari qe mbaron mandatin para kohe ne perputhje me ligjin leshon nje deklarate me shkrim ku shpjegon arsyet perkatese.

Anetaret e keshillit bashkiak duhet te miratonin buxhetin 2010 per perfundimin e punimeve ne shtate blloqe banimi nderhyrje ne kolektorin e Selites nderhyrjen ne 30 rruge rikonstruksionin e rruges Hamdi Pepa sistemimin e shtratit te Lanes dhe ndertimin e rrugeve paralele te saj. Nje tjeter projekt qe do te nisej kete vit eshte Unaza e Madhe ku do te fillonin punimet per ndertimin e saj si dhe ures mbi Lane prane Shkolles Teknologjike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›