E Shtunë, 31 Tetor 2026

Editorial/Simbolika e përçarjes që po përcjell zijafeti i Vlorës

21-08-2013 / Gazeta 55

Jonormalja është gjëja më normale që pritet nga një individ si Edi Rama. Nuk është çudi e madhe të themi që vendi do kalojë tashmë nëpër eksperimente të ndryshme me kosto të rënda e me pasoja të pallogarishme. Ende pa u bërë kryeministër Rama ka nisur veprimet që vijnë vetëm era revanshizëm, pavarësisht pudrave “patriotikë” që ai përpiqet t’u vendosë. Kjo mbledhja e tij në Vlorë duket si ato mbledhjet e Enverit me “ministrat” që mori nga lufta. Mirë ai atëherë se nuk ia mbante të shkonte në Tiranë pa ikur ushtria e huaj, por ky çfarë frike ka që i largohet Tiranës?
Mbledhjet në një qytet që nuk është kryeqytet nuk mund të bëhen veçse në raste festash apo ngjarjesh kulmore. Mbledhje kabineti të pa miratuar ka bërë Enveri në Përmet e në Berat, teksa po sillte pushtetin e kuq që rrënoi e varfëroi shqiptarët për 50 vjet. Simbolika me vitin 1912 nuk ka asnjë lloj ngjashmërie. Edi Rama nuk mund të jetë Ismail Qemal Vlora. Erion Veliaj nuk mund të jetë Lef Nosi, Saimir Tahiri nuk mund të bëhet Mufit Libohova. As Mimi Kodheli nuk mund të jetë gjeneral Mehmet pashë Dëralla. Po atëherë pse? Për asgjë më shumë se për të bërë atë të herëve të kaluara, për të shërbyer si faktor përçarjeje, i njëjti fakto që të kujton se zona e parë operative është në udhëheqje të punëve, por këtë herë si zonë e punëve monopolizuese me partnerët e tij që jo rastësisht janë edhe deputetë në Vlorë. Simbolika më e qartë është ajo e viteve 1944 dhe 1997. Njëqindvjeçari i dytë i shtetit shqiptar ka nisur më 28 nëntor 2012 dhe nuk mund të nisë kur do Edi Rama.

STRUKTURA E QEVERISE “RAMA”
Kryeministri Edi Rama
Zv/Kryeministri Niko Peleshi

MINISTRITE:
1. Ministria e Financave Shkëlqim Cani
2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli
4. Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
5. Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha
6. Ministria e Drejtësisë Nasip Naço
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti
12. Ministria e Shëndetësisë Ilir Beqja
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj 
15. Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
16. Ministria e Mjedisit Lefter Koka
MINISTRAT E SHTETIT:
17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito
18. Ministër për Çështjet Vendore Blend Cuci
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›