Rama e nis me luks – 60 mijë euro për dy ditë mbledhje jozyrtare

Mbledhja më e shtrenjtë qeveritare në 100 vjet do regjistrohet sot me hajgaren dyditore që Edi Rama ka thirrur për vartësit e vet në Vlorë. 21 ministra, me nga 3 kandidatë për vartës secili janë akomoduar në dy hotele luksoze, ndërkohë që mësohet fatura edhe për dy drekat luksoze të planifikuara. Parada do të kushtojë mbi 60 mijë euro, por si gjithmonë kur është puna për financa, Edvini s’tregon se kush i paguan faturat
Edi Rama po bën prova teknike për të qenë kryeministër i Republikës. Mbledhja e parë e qeverisë së re të kryesuar nga kryeministri i ri Edi Rama pritet të zhvillohet sot në një nga hotelet luksoze të qytetit të Vlorës dhe do të zgjasë edhe për dy ditë të tjera. Të gjithë ministrat e rinj, edhe ata të LSI-së, janë njoftuar me sms dhe email të jenë prezent në këtë mbledhje të parë. Disa ministra janë kthyer mbrëmjen e djeshme nga pushimet jashtë shtetin, ndërsa disa ministra të tjerë kanë shkuar në Vlorë për të përgatitur mbledhjen dhe dokumentet që do të prezantojnë secili për dikasteret e tyre.
Sipas burimeve të Partisë Socialiste janë prenotuar për dy ditë 85 dhomat e hotel “Nju Jork”, pranë zonës së Ujit të Ftohtë, në Vlorë dhe hotel Vlora Internacional në zonën e Skelës. Dy hotelet janë me klasifikim me 4 yje, të pozicionuar pranë Ujit të Ftohtë dhe pranë lagjes Pavarësia, vetëm disa metra larg nga deti dhe janë restauruar në vitin 5 vitet e fundit, duke ofruar mjedise moderne dhe vëmendje të vecantë në detaje për të siguruar ambient sa më të përshtatshëm. Të 85 dhomat në Hotel Nju Jork dhe hotel Internacional janë mobiluar në mënyrë funksionale dhe moderne, me ballkon të madh, të pajisura me banjë private e me pajisje të tjera në dhomë.
Kabineti i Edi Ramës dhe zëvendëskryeministri kanë prenotuar sipas rëndësisë në hierarkinë qeveritare dhe politike 3 suitat, që kushtojnë secila 135 euro nata. Këtu nuk përfshihet shërbimi në dhomë që ka një ekstra prej 30 eurosh.
Ndërsa 19 ministrat e Ramës, ministrat me portofol Shkëlqim Cani, Saimir Tahiri, Mimi Kodheli, Ditmir Bushati, Klajda Gjosha, Nasip Naço, Arben Ahmetaj,Gjiknuri, Eglantina Gjermeni, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Ilir Beqja, Lindita Nikolli, Erjon Veliaj, Mirela Kumbaro, Lefter Koka dhe ministrat pa portofol Milena Harito, Blend Çuçi, Ilirjan Celibashi, kanë marrë dhomë dopio, që kushtojnë nga 130 euro nata. Stafi i çdo ministri prezent në Vlorë do të ketë me vete 3 veta, shef kabineti, këshilltar politik dhe zëdhënës, që kanë marrë dhomat treshe dhe dyshe, që kushtojnë secila 90 euro nata (me mëngjes). Nuk dihet kush do të paguajë mbi 70 dhomat, për dy ditë qëndrim, me mëngjes, drekë dhe darkë në hotelin që do të mblidhet qeveria e re. Fatura e shpenzimeve të prenotimit nuk është transparente. Transparenca mungon totalisht në këto shpenzime të mëdha.
Sipas përllogaritjeve me çmimet që janë në faqen zyrtare të Hotel “Nju Jork” del se tre suita në të cilat do të qëndrojë Edi Rama, Niko Peleshi dhe shefja e kabinetit, Vali Bizhga, sipas çmimit do të kushtojë gjithsej 810 mijë euro nata, dhe dy ditë 1620 euro. 19 ministrave të Edi Ramës, do t’u kushtojë qëndrimi në hotel gati 5 mijë euro. Ndërsa stafit të ministrave dhe Edi Ramës kostoja e qëndrimit në hotel shkon 12 mijë euro. Në këtë llogari nuk përfshihen drekat dhe darkat e kryeministrit në ardhje Edi Ramës dhe ministrave të tij. Sipas një llogarie matëse, një drekë mbi 70 persona kushton në një restorant luksoz rreth 5 mijë euro, ndërsa edhe darka po aq. Me një llaf vaktet e Edi Ramës, ministrave dhe stafeve të tyre u shkon dita në një hotel me katër yje 10 mijë euro, pra, për dy ditë qëndrimi fatura shkon 20 mijë euro. Në total të shpenzimeve për një mbledhje qeverie dy ditore Edi Rama do të prodhojë një faturë afërsisht 50-60 mijë euro.
Agjenda e mbledhjes më të shtrenjtë në 100 vite
E fiksuar në mesditën e sotme në Hotel Nju Jork, mbledhja e Kryeministrit të ardhshëm Edi Rama dhe Ministrave të PS dhe LSI do të zgjasë 2 ditë, por deri më tani dhe për vetë kabinetin, detajet e mbledhjes janë të pakta. Kjo mbledhje e parë do të ketë karakter simbolik përsa i takon vendimarrjes sepse ska asgjë në dorë para mbledhjes së parlamentin në 9 shtator. Por tre shtyllat kryesore priten të jenë programi i 300 ditëve të para të qeverisjes, struktura e ministrive si dhe kodi etik i ministrave. Por PS dhe LSI që do të qeverisin pas 9 shtatorit nuk kanë në dorë një program, me të cilin mund të diskutojnë në mbledhjen e qeverisë. Dhe pikërisht formatimi i programit qeverisës 300 ditor me shumë gjasa do të jenë në fokus të takimit. Nuk pritet që kryeministri në ardhje Edi Rama do të japë ndonjë ide sesi do të bëjë shëndetësinë falas për të gjithë pa paguar kontribute ashtu sic ka deklaruar dhe për të cilën ka marrë edhe votën e 1 milion shqiptarëve. Po ashtu nuk pritet të marrë ndonjë vendim për legalizimet falas, për uljen e taksave të 95 % të shqiptarëve, të heqjes së taksës së biznesit të vogël, të hapjes së 300 mijë vendeve të punës, etj. Ndërkaq e gjithë fokusi e takimeve dy ditore do të përqëndrohet në ndryshimin e arkitekturës së ministrave që do të thotë spastrime të menjëhershme të administratës së publike dhe dhënia e vendeve të punës militantëve të PS. Edi Rama dhe ministrant e tij po përgatisin revanshin në administratën shtetërore dhe kjo gjë do të bëhet vetëm me ndryshime strukturash në ministritë me emërtime të reja sepse në këtë mënyrë mund t’u shmanget padive të shumta gjyqësore të panafakëve të shkarkuar padrejtësisht që do të bllokonin sistemin gjyqësor. 19 ministrat e rinj me portofol Shkëlqim Cani, Saimir Tahiri, Mimi Kodheli, Ditmir Bushati, Klajda Gjosha, Nasip Naço, Arben Ahmetaj,Gjiknuri, Eglantina Gjermeni, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Ilir Beqja, Lindita Nikolli, Erjon Veliaj, Mirela Kumbaro, Lefter Koka dhe ata ministrat pa portofol Milena Harito, Blend Çuçi, Ilirjan Celibashi, do të paraqesin stafin e ngushtë politik dhe drejtorët e drejtorive të Përgjithshëm që do të qeverisin dikasteret, në të njëjtën logjikë që bëri Edi Rama duke prezantuar drejtoren e kabinetit. Në këtë mes do të flitet për prioritet 100 ditore të programit 300 ditor të përbashkët me LSI. SI fillim do të deklarohet nisja e superaksionit të prishjeve pa leje dhe me leje të bashkive socialiste të bregdetit, në zona me kundërshtim me ligjinin.
Hoteli me 4 yje në Ujin e Ftohtë Vlorë, me banjo Jakuzi
Hoteli me 4 yje i pozicionuar pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, ka 85 dhoma. Hotel Nju York është restauruar në vitin 2010, duke ofruar mjedise luksoze dhe vëmendje të veçantë në detaje për të siguruar ambient sa më të përshtatshëm për pushimin dhe relaksim. në pjesën më spektakolare të bregdetit të Vlorës dhe të gëzoni privatësinë e komoditetin e një dhome. Hoteli në të njëjtën kohë funksionale dhe mikpritëse, me një ballkon të madh, ajër të kondicionuar, pajisje private për banjën dhe shumë shërbime të tjera me cilësi të lartë. Banja me dush dhe tharëse flokësh. Dhoma ka telefon, LCD TV 32, me kanale satelitore , Me ajër të kondicionuar me rregullim te pavarur, Kasafort digjitale. Minibar. Dyshek 2x2 (pier cardin). Vaska me Jakuzi. Internet Ëireless free. Restoranti gjendet në katin e parë dhe ka një kapacitet prej 170 vendesh. Dekorimi i brendshëm i restorantit dhe shërbimi klasik i stafit tonë i kushtohen ekskluzivisht mysafirëve t Kuzhina shqiptare dhe italiane ofron një varitet gatimesh plotë shije, por sipas kwrkesws gatuajne edhe ngjala tw ardhura nga Narta. Ofrohen shërbime ne dhome sipas porosisë se klientit. Ofrom 2 salla konferencash,1 me kapacitet 30 vende dhe tjetra me kapacitet mbi 80 persona. Sallat janë te pajisura me ajër kondisioner,me flip Kart, video projektor, internet Ëireless, amplifikator, mikrofon.