Tragjedi për kthimin e banesës, i moshuari i vë flakën shtëpisë dhe vetëvritet
Është kthyer në tragjedi lirimi i një banesë në Kavajë. Ngjarja e rëndë ndodhi sot paradite, kur përmbarimi me ndihmën e policisë private kishte shkuar për të ekzekutuar vendimin e gjykatës që i kthente godinën ish pronarit.
72-vjeçari Enver Shabjani, i cili jetonte i vetëm, i gjendur në mes të rruugës mësohet se ka kaluar në gjendje depresive. Në gjendje depresioni fillimisht ai ka qëlluar me kallashnikov, për të penguar përmbaruesit që t’i afrohen.
Më pas ai i ka vënë zjarrin banesës, duke rrezikuar kështu edhe disa shtëpi të tjera përreth. Pas këtij akti, i përhumbur ai e ka shkrehur armën mbi vete, duke gjetur vdekjen e menjëhershme Menjëherë shkuan forcat zjarrfikëse të cilat shuan zjarrin, ndërsa forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.