E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edmond Azemi, aventura në Islandë e suksesshme

Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës dhe i adhuruari i "Plisave", Edmond Azemi, po zhvillon një sezon të mrekullueshëm me skuadrën e tij KR Reykjavik. Skuadra e tij aktualisht renditet në pozitën e dytë të kampionatit islandez me vetëm një pikë më pak se skuadra kryesuese Njardvik. Azemi është përshtatur shumë mirë me skuadrën tek e cila është transferuar pak kohë më parë.
Me një mesatare prej 9.6 pikëve, 5.1 kërcimeve dhe 3.1 topave të vjedhur për ndeshje përafërsisht 25 minuta sa aktivizohet në ndeshje, "Edo" renditet në mesin e basketbollistëve që kanë dhënë kontributin më të madh në rezultatet e KR Reykjavik.
Ish-kapiteni i Sigal Prishtinës, i cili në karrierën e tij ndërkombëtare ka veshur fanellat e kombëtareve të Kroacisë, Shqipërisë dhe përfaqësueses së Kosovës, konsiderohet si eksporti i parë i basketbollit kosovar në vitet e pasluftës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›