E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perparim Hetemaj, pas operacionit 4 muaj pa futboll

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Albania-sport - Nje epidemi demtimesh ka rene kohet e fundit tek skuadra e AEK-ut te Athines, madje disa here spanjolli Lorenco Sera Ferer nuk ka lojtare per te plotesuar 18, sepse shumica e tyre ndodhen ne klinike. Nje nga viktimat kryesore eshte dhe Perparim Hetemaj, lojtari me origjine kosovare, i cili pas demtimit qe kishte ne debutimin e tij me kombetaren B te Finlandes kunder asaj homologe te Skocise, do te humbase gjtihe sezonin e mbetur te kampionatit grek. Hetemaj u shpreh per faqen zyrtare te ish-skuadres se tij HJ Helsinki ( skuadra e re e Ansi Agollit), per demtimin e rende te tij por dhe per Spanjollin Sera Ferer. "Operacioni kaloi me sukes, dhe kam filluar qe tani fazen e rekuperimit, duke bere fizioterapi. Do te me duhet te pres te pakten 4 muaj, qe te rifilloj stervitjen. Nuk isha demtuar kurre me pare ne futboll, por tani qe u demtova, kam thyer kemben njehere e mire... E vetmja gje e mire nga kjo ceshtje eshte se te pakten kam kohe qe te takoj shoket e mi dhe familjen time ne Finlande dhe tja kaloj mire". Ne vazhdim, Perparimi foli per dy trajneret e karrieres se tij: "Te dy trajneret jane te rrepte, dhe kerkojne shume nga lojtaret e vet. Te HJ Helsinki mesova shume gjera nga trajneri Armstrong, i cili ka shume pretendime per lojtaret e skuadres. Te dy trajneret jane shume te mire , por Sera Ferer me meson me shume gjera he ka me teper besim tek une -, perfundoi Perparim Hetemaj Hetemaj do ti bashkohet skuadres ne vere, ne kohen kur edhe Enco mMalindi, do te bashkohet me skuadren e AEK-ut. Madje Malindi ka thene se Hetemaj dhe Kone jane dy pika te rendesishme per ate ne skuader, dhe qe do ta ndihmojne qe te pershtaten me skuadren e tij te re.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›