E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhevdet Llumnica debuton me gol në fanellën e Assyriskas

Nga Ejup LLumnica
Edhe përkundër konkurrencës shumë të fort në fazën e sulmit, ish-futbollisti I Prishtinës, Dritës dhe Kosovës së Prishtinës, Xhevdet Llumnica, me mjaft sukses është duke u paraqitur në skuadrën e tij te re suedeze, Assyriska e cila tashmë është në vlugun më të madh të përgatitjeve, me synim kryesor që përsëri të kthehet në elitën e futbollit suedez. "Jam shumë i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve të deritashme. Këtu është një atmosferë shumë e mirë, dhe skuadra është shumë e mobilizuar, pasi që për synim të vetmin kanë kthimin në elitën e futbollit. Duhet të them se konkurrenca sidomos në fazën e sulmit është shumë e madh, kjo është edhe pozita ku janë bërë më së shumti përforcime", ka deklaruar Llumnica. Sic dihet kampionati suedez nis në prill, andaj skuadrat tashmë kryesisht zhvillojnë ndeshje miqësore-kontrolluese, e cila do t'i ndihmonte trajnerët më lehtë të përcaktohen për ekipin e parë. "Deri në nismë të kampionatit, tash cdo javë zhvillojmë ndeshje. Kjo në njëfarë forme i jep mundësinë me reale që trajneri ta zgjedh më lehtë përbërjen e parë", vazhdoj sulmuesi i Asyriskas. "Isha më fat ndoshta, pasi që në ndeshjen e parë miqësore që zhvilluam, kundër Eskilstunes, unë arrita të shënoj gol. Gjithsesi përvec golit trajneri ishte i kënaqur edhe me paraqitjen time në përgjithësi", vlerësoj Xhevdeti. Në vazhdim prishtinasin dhe skuadrën e tij Assyriska, edhe pse ndeshje miqësore, e presin disa sfida të rëndësishme, të cilat shumë lehtë edhe mund të jenë përcaktuese për 11-shin e parë. "Javën që vjen do të zhvillojmë një ndeshje miqësore me skuadrën Djurgarden, e cila në futbollin suedez njihet si më e organizuara. Shpresoj të gjendem mirë në këtë takim dhe t'i tregoj aftësitë e mija", tha Llumnica, i cili na njoftoj se skuadra e tij planifikon që muajin e ardhshëm të udhëtoj për në Turqi ku edhe do ta zhvilloj një fazë të përgatitjeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›