E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtarët jashtë shtetit, porzhvillonin gjyqet në Shqipëri

Share

Pas kontrollit te ushtruar për shkelje ne gjashte gjykata te vendit, Këshilli i Larte i Drejtësisë i ka dërguar ministrit te Drejtësisë, Eduart Halimi, raportin e kontrollit bashkangjitur edhe me kërkesat për procedimin e gjashte gjyqtareve.

“Vizion Plus” ka mundur te siguroje emrat e gjyqtareve, te cilët gjate kontrollit kane rezultuar me shkelje. Te cilët janë:

1-Dhurata Bilo, Durrës

2-Fida Osmani, Tirane

3-Luan Lusha, Kavajë

4-Arban Lera, Korçe

5-Ilir Pashai, Elbasan

6-Mimoza Margjeka, Durrës

Behet fjale për gjyqtaret te cilët gjate kontrollit te sistemit tims kane rezultuar jashtë, vendit ndërkohe qe ne te njëjtën kone ne procesverbalet e tyre figurojnë te kenë zhvilluar edhe procese gjyqësore. Shkelja është konsideruar e rende ndërsa pas marrjes se materialit, ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka konfirmuar për Vizion Plus se kane nisur procedurat për procedimin e tyre. Ndërkohe, ne ditët ne vazhdim pritet te përfundoje kontrolli edhe ne gjykatat e tjera te vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›