E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitojnë Tepelena, Skënderbeu dhe Burreli

Tepelena arriti një fitore të thellë 3-0 në fushën e saj me ekipin debutues të Kategorisë së parë, Bilisht Sport. Edhe Skendërbeu, nuk fali asnjë pikë në fushën e Gramshit, ekipit të porsangjitur në të parën. Golin e vetëm të takimit e shënoi Ligoraq Tiko në minutën e 50-të. Nika, golashënuesi i njohur i Kategorisë së Parë, me golin e tij të shënuar vetëm shtatë minuta para përfundimit të takimit, i dha fitoren e parë Burrelit, ndaj një kundërshtari të vështirë si Pogradeci.
Besëlidhja e Lezhës dhe Sopoti i Librazhdit e mbyllën në barazim 1-1 takimin midis tyre.
Ditën e premte Erzeni shkatërroi Adën 3-0 në shtëpi në ndeshjen e parë të Kampionatit të Kategorisë së parë. Golat për Erzenin u shënuan nga Arapi 19', Troplini 52' dhe Lala 75' me penallti. Tomori humbi në shtëpi me Turbinën 2-1. Ndeshja ka qenë në ekuilibër të plotë deri në minurën e fundit, por në kohën shtesë Cekrezi i Turbinës shënoi në minutën e 91-të, golin e fitores 2-1. Turbina shënoi e parë me Matios Metaj në minutën e 50-të, barazoi Shinko me penallti në minutën e 63-të. Në ndeshjen e tretë të ditës së premte Lushnja fitoi 1-0 me Lacin me gol të Bufasi në të 52'
KATEGORIA E PARË: Rezultatet e Javës së Parë
E shtunë, 9 shtator 2006:
Besëlidhja-Sopoti 1-1
Gramshi-Skëndërbeu 0-1
Tepelena-Bilishti Sport 3-0
Burreli-Pogradeci 1-0
Të premten, 8 shtator 2006
Erzeni-Ada 3-0
Lushnja-Laci 1-0
Tomori-Turbina 1-2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›