E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edmond Kapllani, gol në fitoren 4-0 të Karlsruhes

Sulmuesi shqiptar i Karlsruhes, Edmond Kapllani, e nis me gol sezonin 2006-2007 në Bundesligën e Dytë gjermane. Karlsruhe fitoi 4-0 në transfertë me Burghausen, dhe durrsaku shënoi golin e tretë të takimit në minutën e 72-të. Golin e parë për Karsruhen e shënoi Sebastian Freis (23'), ndërkohë që rrjetën e gjetën edhe Bradley Carnell (59') dhe Giovanni Federico (82'). Ndeshja u ndoq nga 4000 shikuesë. Karlsruhe ishte shumë mirë nga ana taktike, dhe ishte shumë agresive me të tre sulmuesit e saj. Ne minuten e 84 Kapllani ja la vendin e tij Jan Manerit.
Kështu, lojtari i Kombëtares, ashtu sic e mbylli sezonin e kaluar me gol, po kështu nisi dhe sezonin e ri në Bundesliga 2.
Kapllani ka shënuar edhe një numër të madh golash në miqësoret, ku dy të fuddit i shënoi kundër SC Ëetterschbah në fitoren 18-0, në ndeshjen e zhvilluar më 8 gusht 2006.
Edmond Kapllani që më parë ka luajtur për Partizanin (1999-2003)dhe Besën (2003/2004) në Shqipëri si dhe për disa muaj në Kroaci me NK Rijeka dhe NK Orijent Rijeka (janar–maj 1999), ka zhvilluar në Bundesligë 41 ndeshje me Karlsruhes, ndërkohë që ka shënuar në ndeshjet zyrtare 8 gola.
Karlsruhe ndodhet për momentin në vendin e parë, kur janë zhvilluar vetëm tre ndeshje nga java e parë në Bundesliga 2
Durrsaku 24-vjecar, Kapllani, një nga lojtarët e repartit të sulmit të përfaqësueses shqiptare të thirur nga trajneri kroat Oto Baric (9 ndeshje me Kombëtaren, përfshirë dhe miqësoret, ndeshjet më të mira të tij ka qënë ato kundër Suedisë 2-1 dhe Ukrainës 2-2).

Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›