Presidenti i SK Elbasanit, Arben Laze shpëton nga një atentat me eksploziv

Presidentët e klubeve të futbollit në Shqipëri sërish në shinjestër. Sot në orët e para të mëngjezit (02.30) nga persona ende të paidentifikuar i është vendosur një sasi eksplozivi apartementit që i përket presidentit të SK Elbasanit, Arben Laze, njëhërësh edhe një nga biznesmentt më të sukseshëm të qytetin e Elbasanit. Arben Laze, ishte njeriu që njeriu që mundi të sjellë për herë të dytë në Elbasan titullin kampion në sezonin 2005-2006, pas atij të fituar para 22 vitesh në sezonin 1983-1984. A ka të bëjë atentati ndaj rolin e Arben Lazes si president i Sport Klub Elbasanit. Zor se mund të jetë kjo pista ndaj numrit një të futbollit verdheblu, që mungoi edhe në prezantimin e trajnerit të larguar maqedonas Nikola Ilievski.
Sipas burimeve zyrtare nga policia lokale, nga shpërthimi i eksplozivit nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale në banesën e Lazes, është dëmtur dera e blinduar e banesës së Lazez si dhe në banesat pranë të katit të katërt të pallatit 5-katësh në lagjen "Visarion Xhuvani".
Fatmirësisht familja Laze, nuk ndodhej në apartament në momentin e shpërthimit, duke i shpëtuar kështu një atentati që edhe mund t'i kishte patur të tjera pasoja fatale për presindenti e ekipit verdheblu. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe grupi hetimor, pas veprimeve paraprake të cilët janë duke punuar për të përcaktuar sasinë e përdorur dhe rrethanat e këtij shpërthimi në orët e para të mëngjesit. Sipas të njëjtave burime, janë marrë në pyetje disa banorë të pallatit dhe të dyshuar të tjerë, të cilët mund të kenë dijeni apo lidhje me ngjarjen. Ky nuk është rasti i parë që një president i një klubi futbolli vihet në shinjestër të grupeve kriminale, që në rastet e tjera kanë sjellë edhe vdekjen e tyre. Ekzekutimi prej profesionisti, i ish-presidentit të Tomorit të Beratit, Edmond Malollari, më 14 dhjetor 2005, iu shtua një liste të gjatë të ngjarjeve kriminale që lidhen me futbollin. Njeriu që sponsorizonte klubit beratas te futbollit, u bë i dyti president i Tomorit që gjen vdekjen nga plumbat. Përpara tij, më 14 maj 2000, u vra ish-presidenti Adrian Cobo, 32 vjec, thuajse në të njëjtin vend në Tiranë, në një nga ish-lokalet pranë stadiumit "Selman Stermasi", te Tirana e Re, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Tomori, të fituar nga skuadra beratase. Bashkë me Cobon, që arriti ta bëjë Tomorin një finalist në duelin me Tiranën për të fituar titullin e sezonit 1999-2000, u vranë në atentat edhe ish-gjyqtari i FIFA-s, Luan Zylfo si dhe u plagos në këmëbë gjyqtari ndërkombëtar Albano Janku. Një tjetër vrasje e bujshme është ajo e ish-presidentit të Vllaznisë së Shkodrës, Myftar Cela, 46 vjec, dhe që mundi t'i dhuronte titullin e fundit kampion Vllaznisë, në edicionin 2000-2001, pas atij të sezonit 1996-1997, gjeti vdekjen nga plumbat më 14 qershor 2002, në qytetin shqiptar të Tuzit në Mal të Zi. Njeriu i akuzuar per kete vrasje ishte Bajram Cunmulaj, ndersa si motiv u deklaruan mosmarrëveshje në biznes. Cela fillimisht u afrua te Vllaznia si zv.president ne krah te Azem Hajdarit, që gjithashtu është ekzekutuar më 12 shtator të vitit 1998. Në tjetër president i vrarë është edhe ai i Federatës Shqiptare të Boksit, Vajdin Lamaj që u ekzekutua në ashensorin e pallatit të tij gjatë një atentati me eksploziv C4 të komanduar përmes celularit, më 1 mars 2005, pasi i kishte shpëtuar më parë një tjetër atentati më 15 tetor 2004.