E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si do të jetë Seria A ? Interi, mbretëresha e merkatos

Kur do edhe më pak se një muaj nga fillimi zyrtar i Serisë A (10 shtator 2006), gazetat italiane janë duke bërë parashikimet e tyre në lidhje me konfigurimet e reja të skuadrave dhe merkatos së tyre verore, ku janë kryer edhe transferime të pamenduara më parë. Ja dhe një përshkrim i shkurtër i ekipeve italiane.
* * *
Inter: Si gjithmonë mbretëresha e merkatos, por kësaj pa asnjë lloj konkurrence. I shpëtoi Toni por mbërritën Krespo dhe Ibrahimovic. Në mesfushë Vieira dhe Dakurt. Në mbrojtje Maikon, Maksuell dhe kampioniu i botës, Groso. Në qendër të mbrojtjes sërish Materaci. Mancini mudn të zgjedhë për mbrojtje rreshtimin në tre por vështirë se do të heqe dorë nga skema me katër në linjë të drejtë. Është e sigurt se zikaltërit janë favoritët kryesorë për të fituar titullin në fushë, pas atij të fituar në tavolinë.
* * *
Askoli: Post-Xhampaolo i është besuar Atilio Teser që është duke provuar skemën 4-4-1-1 me Finin në të djathtë dhe Perulin si trekuartist, por pika qendrore e sulmit vazhdon të mungojë dhe është e sigurt se nuk do të jetë Ferrante. Në portë do të jetë Paljuka që garanton një rekord personal dhe largimet e Del Grosos, Parolas dhe Kualjirelas rëndëojnë shumë.
* * *
Atalanta: Besim i madh te Colantuono dhe te skema e tij 4-3-2-1. Blerja më e rëndësishme për momentin është ajo e Ferreira Pinto nga Cezena.Kthehet në A Ventola. Zikaltërit kërkojnë një mbrojtës (ka ardhur Karocieri) por grupi duhet të sigurojë shpëtimin e ekipit nga rënia në B.
* * *
Kaljari: Më në fund trajneri i dëshiruar, Xhampaolo, ka mbërritur në Sardenjë. Ajo që pritet është revolucionarizimi i skemës historike të Kaljarit 4-3-3 të përdorur me sukses vitet e fundit. Në fakt sardët nk kanë bërë shumë, por i kanë rruajtur lojtarët më të mirë: Espozito, Suazo, Langelja, Konti, Abeijon. Sot shpëtimi për ta nuk përbën një problem.
* * *
Katania: Paskuale Marino, tekniku i Katanias, do të bëjë debutimin në Serinë A duke propozuar skemën fituese të tij 4-3-3. Sicilianët mundte jenë një nga formacionet më sulmuese, por për momentin nuk kanë bërë blerje të mëdha. Kuqeblutë do të besojnë shumë të grupi me të cilën ata luajtën në Serinë B. Spinezi do të luajën përkrah partnerit të tij Korona. Të tjerë janë Baioko, Sotil, Del Kore, Anastasi. Por a do të mjaftojnë këta për të qëndruar në Serinë A?
* * *
Kievo: Sërish Pilon dhe sërish 4-4-2. Pas eliminatorëve të Champions, Kievo do të bëjë merakton e saj. Për momentin lojtarët më të mirë kanë mbetur te ekipi veronez, përfshirë edhe Amaurin e Semiolin. Vështirë është të thuash se do të bëjë paraqitjet e sezoneve të kaluara, por shpëtimi nuk është shtrohet për diskutim.
* * *
Empoli: I palëvizshëm. I konfirmuar është Kanji, dhe janë akoma si Tavano ashtu dhe Almiron. Edhe moduli i lojës është i njëjtë. Do të jetë i njëjtë edhe rezultati?. Në Empoli e dëshirojnë fort këtë gjë.
* * *
Lacio: Minus 11 pikë rëndojnë shumë, por edhe pse pa këtë Lotito ka lëvizur shumë. Ledezma, Mutareli, Kuadri, rikthimi i Baronios në mesfushë, Makinua në sulm. Duket një ekip i bërë. Është larguar Di Kanio, por bardhëkaltërit edhe pse me diferencën e pikëve që do të nisin sezonin, janë të qetë. Trajneri Delio Rosi nuk do ta prishë skemën e tij 4-4-2, ndërsa përgjegjësia në sulm do të jetë e Pandev.

* * *
Livorno: Në pankinë është Arigoni që ka filluar të grindet me Spinerlin duke kërkuar përforcime. Ndëkaq mbetet për t'u rikonfirmuar cështja Lukarereli dhe ajo e Amelias. Moduli i lojës do të jetë 4-3-3. Në këto momente livornezët duken po aq të qetë sa dhe sezonin e kaluar.
* * *
Mesina: Pas rikthimit në Serinë A, të krijohet përshtypja se sicilianët nuk do të jenë në gjendje, të paktën nga pikpamja ekonomike të forcojnë skuadrën. Tekniku do të jetë debutuesi Bruno Xhordano që duhet të bëjë pa Parisin dhe Mazielon. Në mesfushë besim i madh për Kordovën dhe në sulm për Muslimovic.
* * *
Milani: Edhe pse është larguar Shevcenko, për momentin nuk është zëvënduar. Xhilardino dhe Inzagin janë duke mbajtur peshën e sulmit që kërkon përforcime menjëherë pas kualifikueseve të Ligës së Kampioneve.
Është kthyer Broki dhe në Holandë ka shkuar Stam. Mbrojtja duhet të sistemohet gjatë rrugës edhe pse ka ardhur Bonera.
* * *
Palermo: Zamparini ka sjellë në Sicili, Guidolonin dhe ka plot lojtarë cilësorë: Breshiano, Fabio Simplicio, Mariano Gonzalez, Di Mikele a titolo definitivo, Diana. Groso është larguar por kanë mbetur Zakardo dhe Barzalji. Guidolini pritet të luajë më skëmën 4-3-2-1. Portieri mbetet edhe problemi më i madh. Objektivi i deklaruar Champions League.
* * *
Parma: Debutim në A për Piolin që ka filluar me skemën 4-2-3-1, ndoshta dhe modulin më i përshtatshëm për Morfeon dhe lojtarët e porsaardhur Gasbaroni e Kutuzov. Në listën e blerjeve është edhe premtuesi Caramitaro që është duke luajtur në mbrojtje. Për pjesën tjetër të ekipit të konfirmuar janë të gjithë, me përjashtim të Koradit të "emigruar" sërish. Parma ka nevojë për mjë sulmues me peshë.
* * *
Sampdoria: Novelino është duke provuar lojtarë të rinj (Palombon në qendër të mbrojtjes), por dhe Parolan e Akardin, Pierin, Maxho, Olivera dhe i rikthyer është Delekio. Më në fund Bobo Vieri i ka thënë "jo" , dhe për t'u verifikuar është gjendja e Bazanit. Dukej se do të bëhëj më shumë nga Marota me paratë e tij.
* * *
Roma: Përshtypja se Roma nuk ka lëvizur drejt merkatos, duke u nisur nga fakti se Juventus është në serinë B, Milani dhe Fiorentina janë shumë prapa, nuk do të thotë s nuk do t ë bëjë asgjë. Është rikthyer Mido që sot do të ishte një sulmues me peshë dhe që mungoi sezonin e kaluar. Janë larguar Dakurt dhe Tomasi, dhe mund të largohet edhe një tjetër "big' (Mekses apo Civu). Kështu si është sot, Roma nuk mund të jetë një rival kryesor i Interit për titull.
* * *
Siena: Ka mbërritur Bereta dhe bardhezinjtë do të luajnë me skemën 4-4-2. Në fasha janë Kandela dhe Paskuale. Në sulm është Frik, dhe mbetet për t'u kuptuar e ardhmja e Bogdanit. E vështirë është të thuhet se sienezët do të lëvizin shumë në merkato dhe kuriozitet përbën fakti për të kuptuar nëse do të vazhdojë "feeling"-u për Juventusin.
* * *
Torino: Shumë konfirmojnë se mund të jetë një surprizë. Ka marrë Baronen nga Palermo, Abiati në portë, Pankaro, Franceskini e Ciofi për mbrojtjen. De Biase preferon modulin 4-4-2. Ndoshta një kampionat për të bërë surprizë pozitive, por te Torino ende mungon dicka.
* * *
Rexhina: Shumë, por jo gjithcka do të varet nga penalizimi. Maxari do të shkojë në fushë me të preferuarën e tij 3-5-2 me Biankin dhe Amoruzon përpara.
* * *
Udineze: Ka qendruar Galeno me 4-3-3. Kanë mbetur për momentin Iakuinta dhe Di Natale. Dosena dhe Gaetano D'Agostino përfaqësojnë shtyllën kurrizore ashtu si në vitin e kaluar. Mund të jetë një surprizë pozitive këtë sezon.
Përgatiti: Gledi Shabani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›