Klodiana Shala nuk arrin në finalen e 200 metrave në Kampionatin Europian

Rekordmenia e Shqipërisë në garën e 200 metrave, Klodiana Shala, rekord të cilin e vendosi ditën e enjte në Kampionatin Europian që po zhvilolhet në Goteborg të Suedisë. Atletia jonë nuk mundi të arrijë në finalen e ëndërruar jo vetëm prej saj, po prej një brezi të madh atletësh. Shala garoi në baterinë e dytë gjysmëfinale duke zënë vendin e tetë dhe të fundit. Koha e Klodianës në 200 metra ishte 24.64 sekonda, një kohë më e ngadaltë se ajo e një ditë me parë kur kronometri fiksoi 23.55 sekonda. Kohën më të mirë baterinë e Shalës, e arriti atletja nga Belgjika, Kim Gevaert me kohën 23.07 sekonda.
Gjithsesi, për herë të parë në historinë e "mbretëreshës" shqiptare një atlete e garave të vrapimeve arriti të marrë pjesë gjysmëfinalet e një Kampionati Europian, kështu që Klodiana Shala, në garën e 200 metrave. Shala ka thyer rekordin kombëtar me kohën 23.55 sekonda dhe arrin të "cekë" për herë të parë gjysëmfinalet e Europianit të 19-të të Atletikës, që po zhvillohet në Goteborg të Suedisë si dhe atë të 400 metrave me kohën 52.86 sekonda.
Batëria e Shalës në gjysmëfinale
Rank Bib Ahlete Vendi, Rezultati
1 1024 Gevaert, Kim BEL 23.07 Q
2 1594 Gushchina, Yuliya RUS 23.21 Q
3 1572 Morosanu, Angela ROM 23.60 Q
4 1735 Chebanu, Olena UKR 23.79 Q
5 1224 Hurtis-Houairi, Muriel FRA 23.80
6 1161 Recio, Belén ESP 24.20
7 1296 Gangnus, Jala GER 24.24
8 1005 Shala, Klodiana ALB 24.64