E Diel, 1 Nëntor 2026

Edmond Panariti: PS- LSI, 200 mijë vota përpara të djathtës. Mund të marrim 80 deputetë

Edmond-PanaritiIsh- ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, në një analizë të botuar në gazetën Shekulli, thotë se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë në total 200 mijë vota më shumë se e djathta.

Pa asnjë dyshim, e majta e bashkuar qëndron rreth 200 mijë vota para së djathtës. Më rezulton se LSI-ja, sipas të dhënave dhe vlerësimeve që ne bëjmë, gëzon një mbështetje me 150 mijë vota në shkallë kombëtare. Por pesha e këtyre votave dhe e kësaj mbështetje që ka ardhur gjithnjë në rritje, merr një vlerë të shtuar si pjesë e aleancës me PS-në dhe koalicionin e majtë, shkruan Panariti.

Madje ai shton se qëllimi strategjik është të garantohet një mazhorancë solide prej 80 deputetësh.

Si ish- ministër i Jashtëm, ai u dërgon edhe një sinjal çamëve se janë gati të mbështesin kauzën e tyre./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›