E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizja Çame regjistrohet në KQZ si parti politike

do Një grupim prej 12 Partish, Shoqatash dhe grupe të tjera interesi të bashkuara nën drejtimin e Lëvizjes Çame, janë grupuar në një parti të vetme me emrin Aleanca Popullore, kryetar i së cilës është z. Artur Dojaka.

Aleanca Popullore është regjistruar në KQZ dhe në thelbin e vet ka mbrojtjen dhe promovimin e Cështjes Kombëtare dhe në veçanti Çështjen Came

Aleanca Popullore shpalli sot nisjen e fushatës së vet elektorale dhe kandidatin për deputet për Qarkun e Tiranës, Doktor Arjan Hamiti.

Të zhgënjyer nga vorbullat politike që nuk japin rezultate konkrete , duke mos dashur të humbim kohë  të vlefshme politike , ne marrim sot përsipër fatet tona. Të ndërgjegjshëm për kohën ku jetojmë , të vetëdijshmë për instrumentat  kombëtar e ndërkombëtar në dispozicion, vijmë sot jo si demagogëte  rradhës  por si një forcë e aksionit politik dhe forca e arritjeve politike.në lordinim të plotë me faktorin politik  ndërkombëtar , duke vlerësuar këshillat e tyre  të vlefshme  dhe ndjerë mbështtejen e tyre të plotë, ndihemi sot më të plotë se kurrë është shprehur Dojaka./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›