E Diel, 1 Nëntor 2026

Qosja: Politika e Berishës ka dobësuar bërthamën etike të jetës së kombit. Ai është vrasësi i 21 janarit

rexhep-qosjaAkademiku Rexhep Qosja prezanton të enjten tjetër në Tiranë librin e tij publicistik Shqipëria dhe Kosova- si janë dhe si duhej të jenë.

Parathënien e librit e ka publikuar sot në GSH.

Pjesën e parë të librit e ka titulluar Shteti, uzurpuesit dhe shpërdoruesit e tij.

Thotë se gjithçka e ka vendosur rreth vrasjeve të 21 janarit.

Kryeministri Sali Berisha jo vetëm se bëri çmos me gënjeshtra e trillime, për të shfajësuar ata që do të shtien vrastarshëm kundër protestuesve, por një numër të tyre i lartësoi me medalje shtetërore dhe i shpërbleu edhe me një rrogë më shumë.

Ishte ky njëjtësim provokues për opinionin i kryeministrit të shtetit me vrasësit e shtetasve të tij.

Dhe si të mos njëjtësohej ai me vrasësit?

As ministri i Rendit Publik, as oficerët e Gardës e as vetë vrasësit nuk do shtinin kundër protestuesve sikur të mos kishin pajtimin e shqiptuar a të heshtur të njëjtësuesit me ta- të kryeministrit, i cili prej ndërtesës së Kryeministrisë, kohë pas kohe, e shikonte dramën tragjike që po ndodhte para dritareve të tij të kobshme, shkruan Qosja.

Qosja shton se kjo politikë e kryeministrit, dhunuese e shfytyruese, me sharje, me fyerje, me shantazhe, me kërcënime e mashtrime e ka cenuar kulturën tonë politike.

Madje ai thotë se ka dobësuar edhe bërthamën etike në jetën tonë kombëtare.

Prandaj nuk kam mundur dhe nuk mund ta shikoj dhe ta dëgjoj i heshtur, shkruan ai./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›