E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Prishtinë: Do të bashkëqeverisim së bashku me Kosovën

photo juttabenzenberg_MG_2607(1)Nuk ka qenë vetëm një vizitë simbolike ajo e kryeministrit Edi Rama në Kosovë. Në këtë vizitë kreu i qeverisë ka vendosur themelet për një bashkëqeverisje strategjike me qeverinë e Kosovës. Prononcimin e parë për mediat gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeministri Edi Rama e dha pas përfundimit të takimit me homologun e tij, kosovar, Hashim Thaçi. Fillimisht, kryeministri Thaçi bëri të ditur për mediat temat e diskutuara me kryeministrin Rama si dhe mundësitë për të rritur më tej bashkëpunimin mes dy vendeve. E këto vendime ishin: Takim një herë në gjashtë muaj mes dy qeverive. Bashkëpunime në arsim dhe ekonomi. Ndryshimi i imazhit të rajonit dhe bashkimi doganor. Po ashtu Rama nuk ka nguruar të përdorë fjalën bashkëqeverisje me Kosovën duke thënë se kjo sdo jetë fjalë e shkruar në letër por një projekt konkret me mbledhje të përbashkëta dhe llogaridhënie të ministrave para qeverive për çdo projekt dhe detyrë të përbashkët.

Deklarata

Duke shprehur falënderimin për pritjen e organizuar, kryeministri Edi Rama konfirmoi sërish takimin që do të mbahet në muajin nëntor mes dy qeverive në Prizren. Kemi rënë dakord që në nëntor të bëjmë mbledhjen e parë të përbashkët të të dyja qeverive dhe të fillojmë procesin e bashkëqeverisjes strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Që do të thotë se koha kur qëllimet e mira dhe objektivat e shkruara janë pasuar nga punë të lëna përgjysmë duhet tia lërë vendin një kohe ku qëllimet, objektivat dhe detyrat janë të përcaktuara në mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive dhe çdo ministër duhet të japë llogari përpara të dy qeverive në mënyrë periodike për ecurinë e projekteve dhe për zbatimin e detyrave të lëna bashkërisht, u shpreh Rama. I pyetur nga gazetarët për mënyrën se si ai e shikon Kosovën, kryeministri Rama tha se në Kosovë demokracia funksionon më mirë se në Shqipëri edhe pse ka vetëm 5 vjet shtet. Unë e shoh Kosovën, sot, si një shtet 5 vjeç që ka çfarë ti mësojë shtetit 101 vjeç, që qeveria jonë përfaqëson. Si një shoqëri, që ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në shtetndërtim dhe si një hapësirë ku funksionon më mirë se në Shqipëri demokracia e çdo dite, u shpreh Rama. Më tej, Rama tha se politika e jashtme e Shqipërisë në këto katër vite që vijnë do të jetë politika e zero problemeve me fqinjët duke shtuar se qeveria shqiptare do të bëjë cdo gjë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo që janë. Politika jonë e jashtme do të jetë politika e zero problemeve me të gjithë fqinjët. Që do të thotë që ne do të bëjmë çmos që të garantojmë në dinjitet të plotë dhe në respekt të plotë të lirive dhe të drejtave të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në këtë rajon, një hapësirë ku të ngremë ura bashkëpunimi në funksion të të ardhmes dhe të mirëqenies ekonomike dhe sociale të shqiptarëve, u shpreh, kryeministri, Edi Rama.

Konferenca e përbashkët e Ramës dhe

Thaçit dhënë për mediat kosovare

 

Pyetje: Kjo është vizita juaj e parë në Kosovë si kryeministër. Si e patë Kosovën, si e vlerësoni Kosovën, më shumë se pesë vjet pas Pavarësisë? Çfarë premton kjo vizitë e juaj e parë në raportet mes dy shteteve?

Edi Rama: Unë e shoh Kosovën, sot, si një shtet 5 vjeç që ka çfarë ti mësojë shtetit 101 vjeç, që qeveria jonë përfaqëson. Si një shoqëri, që ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në shtetndërtim dhe si një hapësirë ku funksionon më mirë se në Shqipëri demokracia e çdo dite. Kështu e shoh unë Kosovën sot.

Pyetje: Kemi pasur kohët e fundit një problem Kosovën me Maqedoninë. Po ashtu shqiptarët përpara janë ankuar shumë në Shqipëri edhe për politikën greke karshi Shqipërisë. Njëkohësisht edhe Malit të Zi karshi Shqipërisë. Edhe Mali i Zi po ashtu me Kosovën. A keni një program ju të dy kryeministrat që ti kundërviheni politikave diskriminuese ndaj shqiptarëve të rajonit? Pyetja e dytë nëse sot kryeministër do të ishte dikush tjetër, jo z.Thaçi, do të ishte i ndonjë partie tjetër, ta zëmë nga LDK, vizitën e parë a do ta realizonit në Kosovë? Nuk mbahet mend të keni bërë ndonjë vizitë në komunën e Prishtinës në kohën sa keni qenë kryetar i bashkisë së Tiranës.

Edi Rama: Kjo tregon që unë jam në një moshë pak më të vjetër sesa ju dhe ju nuk keni faj që nuk mbani mend që unë e kam vizituar Bashkinë e Prishtinës. Unë dëshiroj tju them se politika jonë e jashtme do të jetë politika e zero problemeve me të gjithë fqinjët. Që do të thotë që ne do të bëjmë çmos që të garantojmë në dinjitet të plotë dhe në respekt të plotë të lirive dhe të drejtave të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në këtë rajon, një hapësirë ku të ngremë ura bashkëpunimi në funksion të të ardhmes dhe të mirëqenies ekonomike dhe sociale të shqiptarëve. Unë nuk besoj as tek politika e kundërvënieve, në këtë aspekt, dhe as tek peri i lëshuar shumë, sepse mesa unë jam në gjendje ta shoh sot rajonin, e vërteta është krejt ndryshe.

Sot për shqiptarët është momenti më i mirë i historisë së tyre dhe i jetës së tyre në këtë rajon. Kjo tregon, më së pakti, që shqiptarët nuk kanë lëshuar aq shumë pe, por përkundrazi janë duke mbledhur përditë frytet e një mençurie, e një vizioni dhe e një modeli të marrëdhënieve me të tjerët, që është për tu admiruar dhe që historia do ta shënojë si një orë të mirë të shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri.

Kryeministër Rama kur shqiptarët do të mund të presin efektet e para të kësaj qasje të re që ju po promovoni si dy kryeministra. E dyta, pyetje për kryeministrin Thaçi, z.Rama ju drejtuat si mik, ndërkaq ju kemi dëgjuar që kryeministrin Erdogan e keni quajtur vëlla…

Kryeministri Rama: Edhe unë mund ta quaj vëlla, kështu që vëllai i vëllait tim është edhe vëllai im. Për Erdoganin e kisha fjalën (qesh)

Hashim Thaçi: Do e kisha ndërlidhur edhe me disa pyetje paraprake. E para shqiptarët në rajon nuk janë të diskriminuar, janë duke u afirmuar çdo ditë e më tepër. Ju kujtoj vetëm 15 vite më herët ku kemi qenë si shqiptarë. Shqipëria në një tranzicion shumë të rrezikshëm për demokracinë. Kosova nën një pushtim klasik në përmasat gjenocidi, shqiptarët e Maqedonisë të diskriminuar shumë. Në Preshevë e Bujanovc të keqtrajtuar, ndërsa në Mal të Zi të injoruar. Sot Shqipëria është në NATO e në rrugë të sigurt për të ardhmen e saj europiane. Unë kam besim të plotë se gjatë punës së tij si kryeministër gjatë mandateve të tij, të z.Rama, Shqipëria do të bëhet edhe anëtare e Bashkimit Europian. Kosova sot është e lirë, është sovrane, ka 101 njohje ndërkombëtare. Tash po punojmë shumë ngushtë me gjithë partnerët tanë për tu anëtarësuar në NATO e në Bashkimin Europian. Rruga e Kosovës është specifike sa i përket integrimit në mekanizmat ndërkombëtar, sepse ne nuk kemi pasur vetëm mbështetje, kemi pasur edhe oponentë në rrugën tonë të lirisë, të pavarësisë dhe tani të integrimeve. Por, jemi duke u përpjekur që edhe oponentët të jenë mirëkuptues në perspektivën tonë të ardhme euroatlantike. Shqiptarët në Maqedoni po afirmohen çdo herë e më tepër. Kanë zgjedhur liderët e tyre legjitimë që përfaqësojnë në mënyrë të dinjitetshme interesat e shqiptarëve. Por, realisht është edhe e vërtetë se Kosova u tregua shumë afirmative dhe 3% e serbëve në Kosovë gëzojnë të drejta më tepër se 35% e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Po kjo është çështje që vetë lidershipi në Maqedoni, shqiptar, duhet të marrë vendime që u takojnë për të ardhmen integruese të tyre atje dhe pozicionin e tyre. Por, në të njëjtën kohë është inkurajuese, në veçanti, fillimi i kontaktit të drejtpërdrejtë për temat me rëndësi për shqiptarët në Preshevë, në Medvegj, në Bujanovc, që kanë filluar kontaktet direkte të tyre me qeverinë e Beogradit. Ne i mbështesim ato në përpjekjet e tyre. Fuqimisht i

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›