E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real pa problem me Bilbaon

Real Madrid e ka kaluar përsëri pa problem skuadrën baske, Athletico Bilbao pasi që e ka mposhtur atë me rezultat bindës 5-1.

Karim Benzema u pa që ishte në formë të mirë që në fillim të ndeshjes dhe ishte ai kreatori i shumicës së aksioneve të Realit gjatë kësaj ndeshje.

Ishte pikërisht Benzema që në minutën e 12 kaloi Realin në epërsi. Ramos rriti epërsinë e Realit në minutën e 30 në 2-0, ndërkaq Benzema shënoi golin e tij të dytë personal dy minuta më vonë.

Bilbao u ngjall në lojë pas pësimit të golit të tretë dhe kjo ju shpërblye me gol në minutën e 42 ku Ibai Gomez shënoi një gol të bukur për rezultat 3-1.

Pjesa e dytë nisi me një lojë më të mirë të Bilbaos por Real Madrid kthehet përsëri në lojë dhe në minutën e 56, Mesut Ozil shton epërsinë në 4-1 për Realin.

Festivalin e golave Reali e vazhdoi edhe në minutat në vijim. Në minutën e 72 Sami Khedira bëri një depërtim të bukur për të shënuar rezultatin në 5-1.

Ky rezultat mbeti pa u ndryshuar deri në fund të takimit dhe me këto pikë Real Madrid do të përforcoi më shumë pozitën e tretë në të cilën është rivali i saj i qytetit Atletico Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›