E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edmond Tupja nje leter nenes

/ /

Ajo eshte nje leter dashurie. Gati 100 faqe e gjate. E paster. Nuk mund te ishte ndryshe. I drejtohet nenes. Perkthyesi dhe publicisti Edmond Tupja ka vendosur te na beje serish te perlotemi. Nuk e ka nje qellim ne vetvete. I rrjedh natyrshem si nje nevoje per clirim. Per te thene ato gjera qe nuk ia ka thene ndonese ka dashur. Mos ik o ma eshte vepra e radhes e Edmond Tupes nje botim i shtepise botuese Ombra GVG ne serine Apoteze. Si ne cdo leter autori i drejtohet asaj. I therret O ma ashtu si bente dikur kur ajo ikte ne pune a diku tjeter e ai e ndiqte pas me sy te perlotur e i lutej ta merrte me vete apo te rrinte me te. Ndonese tanime pozicionet kane ndryshuar. Nese dikur ishte ajo qe e ruante tek koka e shtratit tanime eshte ai qe kujdeset per 88-vjecaren e cila mpaket nga dita ne dite dhe pas vdekjes se te shoqit pret fundin. U bene gati dy vjet qe babai nuk eshte me mama. Kur te shoh te vetmuar e di qe ty te merr malli per te por ti nuk e permend me madje dhe kur ta kujtoj une nganjehere ti mjaftohesh me nje tundje koke qe perhap pikellim rreth e qark meje nje pikellim te rende e masiv qe me pret cdo hov per ta vazhduar biseden e nisur.. shkruan ne faqet e librit Tupja ne pozicionin e birit qe teksa sheh te emen te shuhet ate te miren te urten te drejten punetoren gjithnje te gatshmen deshiron qe si dikur ajo te rrije edhe pak me shume me te. Teksa e sheh i vijne nder mend copeza kujtimesh kur ka qene femije. Sa here e ka merzitur... E per te perfituar kohe i thote Me fal o ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›