E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Orikum arrestohet Qetesori

/ /

VLORE - Arrestohet per protestat e dhunshme ne Dukat e Orikum fituesi i Big Brother-it Qetesor Ferunaj. Policia e shoqeroi ate pasditen e djeshme dhe pas marrjes ne pyetje preu fleten e arrestit per te duke e cuar ne 15 numrin e banoreve te prangosur pas protestes se te enjtes. Policia e Vlores u rikthye dje ne Orikum duke iu drejtuar baneses se Ferunajt. Por mesohet se ai eshte larguar nga banesa me shpejtesi per tu vetedorezuar. Gjer ne oret e vona te mbremjes Ferunaj eshte marre ne pyetje pasi dyshohet se ishte nje nga organizatoret e protestes qe precipitoi dhunshem duke iu komunikuar arresti pas ores 2200. Gjate dites se djeshme u moren ne pyetje dhe 14 te tjeret e arrestuar por askush prej tyre nuk pranoi te kishte dijeni per bombat molotov qe u gjeten poshte ures se Orikumit. Per hetimet e metejshme ato jane cuar per ekspertize ne laboratorin e kriminalistikes nga ku pritet te evidentohen gjurmet e autoreve. Nderkohe dje banoret e Dukatit u mblodhen ne nje prej lokaleve te ketij fshati per te diskutuar per hapat e metejshme te protestave. Ata jane shprehur te vendosur per vazhdimin e tyre edhe sikur te gjithe te futen ne burg. Sipas banoreve ata po kerkojne nje gje te shenjte e cila eshte prona e trasheguar nga te paret. Ne mbeshtetje te banoreve doli dje edhe kryetari i Bashkise se Orikumit Kanan Braho. Gjate nje konference per shtyp ai deklaroi se mbeshtes banoret per cka kerkojne por gjithcka te behet ne baze te ligjit. Per cdo pretendim duhet te kete secili dokumente te rregullta dhe ta kerkoje pronen ne baze te tyre. Shteti ka ligje te cilat duhen zbatuar. Me dhune nuk kerkohet dhe nuk fitohet asgje. Bashkia eshte e hapur per cdo kerkese u shpreh Braho. Burime nga policia e Vlores bene te ditur se te arrestuarit kane mohuar edhe autoresine e perleshjes me gure e mjete te tjera rrethanore me efektivet e rendit. Por mesohet se ka prova te mjaftueshme per tu adresuar atyre autoresine kryesisht pamje filmike. Pritet qe sot te arrestuarit te dalin per marre arresti ne gjykate. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›