E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eduard Halimi padit per shpifje deputeten Ligori

Deputeti i Partise Demokratike Eduard Halimi paditi sot per shpifje deputeten e Partise Socialiste Shegushe Ligori. Lidhur me shpifjet e perseritura te perhapura nga deputetja Shegushe Ligori ne adrese te personit tim deshiroj te informoj opinionin publik se me date 16 shtator 2010 ora 10.00 kam depozituar prane organeve te drejtesise kerkesen per fillimin e procedimit penal ndaj deputetes Shegushe Ligori per vepren penale te shpifjes se kryer boterisht te parashikuar nga neni 120 paragrafi 2 i Kodit Penal u shpreh Halimi.

Une jam i bindur vijoi ai se kolegia Ligori eshte shtyre ne krim nga kryetari i partise se saj Edi Rama i cili nepermjet saj ka dashur te largoje vemendjen nga denoncimet publike te bera kunder tij per korrupsion. i njohuri tashme boterisht si Mister 20 Perqindshi nuk duhet lene ti shpetoje denoncimit publik per modelin e tij monstruoz te keqqeverisjes dhe abuzimit duke mbjelle shpifje kudo dhe per kedo. Prandaj e ndermora kete nisme sepse jam i bindur se rruga e ligjit eshte rruga me e mire per tu perballur me shpifesit. Une besoj se drejtesia do te tregoje se cila eshte pergjegjesia e zonjes Ligori ne vepren penale te shpifjes dhe cila eshte pergjegjesia e Kryetarit te saj theksoi Halimi.

Ai nenvizoi se i ka kerkuar organeve te drejtesise gjithashtu dhe sekuestrimin e te gjitha pasurive ne emer te Shegushe Ligorit bashkeshortit dhe te afermve te saj te ndertuara ose ne ndertim me qellim realizimin e shperblimit te demit te realizuar nga shpifja. Si deputet i Kuvendit vijoi ai i kerkoj publikisht organeve te drejtesise nje hetim te shpejte te ceshtjes sepse ligji shteti ligjor dhe dinjiteti i individit duhet te mbrohen dhe te prevalojne mbi shpifesit keqberesit dhe te korruptuarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›