E Diel, 1 Nëntor 2026

Eduard Halimi drejt dorëheqjes: Është paguar edhe si deputet, edhe si Avokat i Popullit

Share

Ministri aktual i Drejtësisë, Eduard Halimi është paguar te institucioni i Avokatit të Shtetit edhe tre muaj pas shpalljes së tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Lajmi u be publik gjate nje interviste te zotit Halimi ne emisionin Fakt të gazetarit Peka, por Halimi e mohoi dhe tha se ishte gati të jepte dorëheqje nëse kjo ishte e vërtet. Shtypi i sotëm ka botuar fakte që provojnë se Halimi ka marrë për tri muaj pagesë dhe nga Avokati i Shtetit dhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

Dokumenti me listë-pagesën e këtij institucioni, botuar sot nga Shqiptarja, tregon se Halimi ka përfituar 34 299 lekë për shtatorin. Mbetet të shikojmë nëse ministri do të japë dorëhqeje nga posti i tij apo do të dorëzojë mandatin e deputetit. Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese i ka quajtur shkelje deputetit Ilir Beqja faktin që kompania e tij kishte marrë një pagesë nga fondet publike, ndërkohë që ai kishte marr një mandat deputeti nga KQZ, edhe pse nuk kishte hyrë në parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›