E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha niset drejt Brukselit

Kjo Konferencë organizohet në kuadër të mbështetjes së gjatë dhe inkurajimit  të fuqishëm që Grupi i PPE-së në PE u ka dhënë dhe u jep vendeve të Evropës Jug-Lindore, në procesin e integrimit.

Kryeministri Berisha merr pjesë në këtë Konferencë, i ftuar nga Kryetari i Grupit të PPE-së në Parlamentin Evropian, zoti Joseph Daul, si folës kryesor në  sesionin e parë me temë “Procesi i Stabilizim Asociimit: Eksperienca, Sfida dhe Mundësi”. 

Gjithashtu, Konferenca do të trajtojë çështje që lidhen me progresin aktual dhe të ardhmen e integrimit evropian të vendeve të Evropës Jug – Lindore, si dhe mbi mbështetjen evropiane për Ballkanin, në lidhje me promovimin e një bashkëpunimi të fortë rajonal. Në këtë Konferencë, e cila do të hapet nga Kryetari i Grupit të PPE-së në PE, eurodeputeti Joseph Daul, do të marrin pjesë dhe Zëvendëskryetarët  e Grupit Parlamentar të PPE-së, Gunnar Hokmark  dhe Joannis Kasoulides, dhe një sërë kryeministrash të vendeve të Ballkanit. /Start/

                                                                                             2012-04-10 16:40
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›