E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eduard Shalsit i vjedhin makinën Opel Antara

Share

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Eduard Shalsi ka konfirmuar vjedhjen e makinës së tij para dy ditësh. Shalsi ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën Mine Peza. Shalsi tregon se kishte hyrë në një dyqan dhe është vonuar disa minuta. Kur ka dalë jashtë, makina e tij Opel Antara ishte zhdukur. Deputeti socialist kishte lënë çelësat brenda në makinë çka ka lehtësuar punën e hajdutëve. Shalsi thotë se makina e tij kishte në xhamin e përparëm shenjën e Kuvendit të Shqipërisë, por kjo nuk i ka penguar hajdutët.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›