E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne pranga te rinjte shperndane droge ne qendren historike dhe lokale

Lucca 20 tetor 2011 NOA- Dy shqiptare jane arrestuar per shperndarje droge ne klube nate dhe ne qendren historike ne zonen e Luccas.
Nje operacioni i koduar Diones u perfundua nga hetuesit pasi ne klubin e nates 1080 voglia ne Lucca-Ponte S. Pietro per shfrytezim prostitucioni te te rejave qe vinin nga Europa Lindore beri qe ne 19 janar te arrestohen tre persona si dhe te sekuestrohet lokali i nates pasi zbuloi lidhjen mes tyre dhe bashkepunetoreve qe shperndanin droge ne lokalet e nates ne provincen e Lucca dhe ne qendren hisotrike.
Si rrjedhoje e hetimeve Fabio Origlio i cili kryesonte hetimet kerkoi dhe zbatoi masa arrestit ndaj tyre. Dionis Shengergji lindur ne Shqiperi ne vitin 1986 rezident ne Montecatini Terme i cili ishte arrestuar me pare ne 19 janarin e shkuar pas hetimeve rezulton se eshte perfshire ne historine e shperndarjes se droges ne klubin e nates dhe pas qendrimit per disa muaj ne ambientet e paraburgimit kaloi ne arrest shtepie.
Aureliano Likaj po nga Shqiperia 30 vjec rezident ne Altopascio kaloi nga ambientet e paraburgimit ne arrest shtepie.
Antonio Giannotti lindur ne Catanzaro 37 vjec rezident ne Viareggio nga paraburgimi u leshua me detyrim paraqitje.
Personat ne fjale akuzohen per ngjarje te ndryshme te shperndarjes se kokaines ne lokale publike dhe ne qendren historike te Luccas.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›