E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëngjes tronditës, dy të vetëhelmuar nga depresioni, 1 i vdekur e 7 të plagosur në aksident

Share

Dita e sotme ka nisur me disa ngjarje të rënda për shqiptarët, ku disa persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në Elbasan, dy të moshuar kanë vendosur që ti japin fund jetës së tyre. Viktimat janë Musa Gjyla nga fshati Shalëz, 62 vjeç dhe Dhimitër Vasili, 67 vjeç, nga Elbasani. Sipas burimeve të policisë, të moshuarit janë vetëhelmuar me fotoksinë për shkak të depresionit.

Ndërkohë, në Tiranë ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik, ku për pasojë një person ka gjetur vdekjen, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në Rinas.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›