Eduard Snowden u kërkon azil politik 21 shteteve
UASHINGTON-Eduard Snowden, njeriu që zbuloi skandalin e përgjimit të qeverise amerikane, i ka kërkuar azil politik 21 vendeve të ndryshme.
Lajmi raportohet nga ëebsajti i Wikileaks, sipas të cilit mes vendeve në te cilat ai ka kërkuar azil janë Italia, Gjermania, Franca, Spanja, Austria, Zvicra, Kina dhe Rusia.
Kërkesat për azil janë paraqitur nga avokatja e tij në 30 qershor në konsullatën ruse të aeroportit moskovit që ndodhet në zonën tranzit ku aktualisht po qëndron Snowden. Por vetëm pak orë pas këtij njoftimi, Snowden deklaroi se nuk do ti kërkojë azil politik Rusisë pasi mori vesh qëndrimin e presidentit Vladimir Putin që e cilësoi atë një disident.
Nga ana e tij Snowden njoftoi pak dite me pare se do të zbuloje dokumente të tjera të rëndësishme ndërsa lëshoi akuza edhe ndaj presidentit Obama. “Kundër meje po përdorin instrumente agresioni politik. Obama më ka shndërruar në një qytetar pa atdhe dhe i ka bërë presion vendeve të tjera të mos më japin azil politik”-ka thene ish eksperti i CIA-s në një artikull të publikuar nga Wikileaks.
(d.b/e.kacorri/BalkanWeb)