Vlorë, qëllohet me pistoletë 45-vjeçari, pronar i disa dyqaneve
VLORE- Një 45-vjeçar është plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë banesës së tij nga persona ende të paindetifikuar.
Sipas policisë i plagosuri me iniciale G.Y ka qënë pranë lokalit të tij pranë ‘Shtëpisë së Oficerave’ në Vlorë, kur një person i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të tij me pistoletë.
Plumbat e dala nga arma kanë arritur ta kapin të 45 vjeçarin duke e lënë të plagosur. Menjëherë dëshmitarë të ngjarjes e kanë transportuar për në spital duke i dhënë ndihmën e parë.
Fatmirësisht plumbat nuk kanë qenë fatalë për jetën e 45- vjeçarit, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për konflikte të mundshme që mund të ketë pasur momentale, por edhe mbi konflikte të vjetra duke qenë se kanë qenë ndërtues.
Aktualisht 45-vjeçari ka në pronësi disa dyqane në qytetin e Vlorës.
(e.m/News24/BalkanWeb)