Kasemerio i San Paolos nen vezhgimin e Juves dhe Interit

shte mesfushori klasik qe dominon zonen para mbrojtjes. Ai mbulon mire zonat si dhe reagon mire ne dyluftimet qe kryen me kundershtaret. I riu kerkon korridorin e duhur per sulmuesit dhe eshte i koordinuar ne mbeshtetje gjate nje aksioni. Ai eshte nje lojtar qe siguron substance dhe ekuiliber por edhe levizje ne fushe. Kasemiro eshte nje mburoje per mbrojtesit qendrore ben presion ndaj kundershtareve ka force muskulore dhe grinte gjithashtu ka nje kercim te mire me koke.
Per hir te marketingut San Paolo ka marre nje ujk te vjeter si Rivaldo ne skuader. Keshtu ky ekip iu ka pergjigjur Flamengos e cila ka marre Ronaldinjon. Kontrate deri ne dhjetor 2011 per ish-Topin e Arte qe eshte rikthyer ne Brazil pasi ka perfunduar kontraten me klubin uzbekistanez Bubyodkor. Rivaldo i cili mbush 39 vjec ne 12 prill eshte bashkuar me ekipin e San Paolos duke hequr dore nga impenjimi qe sapo kishte nenshkruar me Mogi Mirim ku kishte nje rol te dyfishte si lojtar dhe si president i ekipit. Nje ide e lindur per te rritur perfitimet nga shitjet e bluzave ne Brazil dhe jashte kryesisht ne lindje por edhe per tu prezantuar si ne kampionatin brazilian me nje motivim me te larte. Rivaldo i rritur ne lagjet e varfra te Beberibes eshte nje nga kampionet me te dashur te brazilianeve. Ai ka ngritur Kupen e Botes ne 2002 ne Japoni me kombetaren e drejtuar nga Felipe Skolari dhe ka shenuar nje gol ne debutimin e tij me San Paolon. Kontrollon topin me kofshe nje prekje e bute e tipit ne ajer per te kaluar mbrojtesin e Linenses e ne fund nje gjuajtje elegante me te majten duke evituar daljen e portierit Paulo Muse duke marre nje fitore 3-2. Ne fund te ndeshjes ka pasur festime te shumta.
Pjesa e cmueshme
Rivaldo eshte bere monumenti i San Paolos qe ka shitur Hernanes tek Lacio e pergatitet qe te humbas edhe sherbimet e Mirandas gati per tu transferuar ne korrik tek Atletiko Madrid. Keshtu San Paolo ne respekt te plote te historise se saj vazhdon qe te punoje me perfitime ne sektorin e te rinjve te cilet ne vitet e fundit kane garantuar gjithmone nje ndryshim brezash ne nivele te larta. Ne skuadren qe po stervitet nga Paolo Sezar Karpexhani i punesuar nga presidenti i Juvenal Juvencio ne 2010 pas divorcit me Rikardo Gomes po konfirmohet nje mesfushor me nje te ardhme te madhe. Kasemiro nje nga protagonistet e Brazilit ne kampionatin e shpresave ne Ameriken e Jugut te luajtur ne Peru. Eumlshte mesfushori klasik qe dominon pozicionin para mbrojtjes. Ai ka mbulim prekje dhe reagim te mire ne dyluftimet. Karakteristika te tjera te mira te mira te Kasemiro kerkon korridorin e duhur per sulmuesin dhe eshte i koordinuar ne mbeshtetje gjate nje aksioni. Mesfushori brazilian ka perfunduar ne listen e Juventusit por ai eshte vene re edhe nga Leonardoja tekniku i Interit. Ne fizik ne levizje per trajtimin e forces te kujton Felipe Melon. Por ne krahasim me juventinin eshte me pak i ashper dhe ka me shume reflekse. Dy dite me pare ai ka mbushur 19 vjec emri i tij i plote eshte Karlos Henrike Kasemiro por eshte therritur gjithmone Kasemiro sic rezulton ne sitin zyrtar te federates braziliane dhe ne bluzen qe ai vesh.
Personaliteti
Tek San Paolo i eshte dhuruar nje hyrje prej lideri. Ai ka gjetur menjehere ritmin per tu vendosur vete duke u bere nje pike referimi per shoket e tij. Kasemiro i eshte bashkuar ekipit te pare pasi Lacio ka perfunduar blerjen e Hernanes. Qendermesfushori i Sao Hoze dos Kampos ka bere debutimin e tij te pare ne kampionatin brazilian me 25 korrik 2010 i cili eshte fituar me pas nga Fluminense e Murisi Ramajos Kasemiro ka luajtur si titullar ne ndeshjen ku kane humbur 10. Mbi te gjitha ajo ka qene nje prove e rendesishme per personalitetin dhe karakterin e tij. Kasemiro eshte zbuluar nga tekniku Rikardo Gomes paraardhesi i trajnerit aktual te San Paolos ku ka lene gjurmen e tij ne repart. Ai eshte nje lojtar qe siguron substance dhe ekuiliber por edhe levizje ne fushe. Kasemiro eshte nje mburoje per mbrojtesit qendrore ben presion ndaj kundershtareve ka force muskulore dhe grinte gjithashtu ka nje kercim te mire me koke. Edhe vezhguesit e Celsit dhe te Bajernit te Mynihut kane vleresuar aftesite e tij gjate kampionatit te shpresave ne Ameriken e Jugut te organizuar ne Peru i fituar pikerisht nga Brazili i cili ka triumfuar duke mundur 60 Uruguain me nje triplete te Lukas Muras 18 vjec nje tjeter yll i San Paolos dopjete e Nejmarit dhe nje gol i Danilos.
Kontrata
Kasemiro eshte blinduar nga San Paolo me nje kontrate qe skadon me 22 shkurt 2015. Klubi i tij ka futur ne kontrate nje klauzole pushimi prej 30 milione eurosh. Kasemiro ka udhehequr me mencuri mesfushen e Brazilit per U-20 ne Peru. Ai ka qene nje nga shtyllat e lojtareve te perzgjedhur nga Nej Franko i cili filloi te punonte ne federaten e Brazilit pas rezultateve e shkelqyer e arritura ne drejtim te Ipatingas te Flamengos te Atletiko Paranaense te Botafogo dhe te Koritibas. Kasemiro e ka perfunduar turneun duke shenuar tre gola nje Ekuadorit dhe dy kunder Kolumbise. Ai eshte kthyer ne shtepi me medaljen e arte ne qafe dhe menjehere eshte perqendruar ne kampionatin brazilian. Gjate kampionatit te kaluar te cilin San Paolo e mbylli ne vendin e nente me 55 pike ne 38 ndeshje Kasemiro ka luajtur ne 18 ndeshje ku 16 i ka filluar si titullar. Golin e tij te pare si profesionist ai e ka realizuar me koke perballe Kruzejros me 15 gusht 2010 duke riperseritur me tej ne sfiden kunder Atletiko Mineiros. Pergjate atij kampionati ai ka marre 7 here kartonin e verdhe. Ne nje interviste te dhene se fundmi tek Lance Kasemiro ka treguar me saktesi historine e tij. Ai tregoi se ka hyre ne te rinjte e San Paolos ne 2003 kur ishte 11 vjec. Ne sektorin e te rinjve rritja e nivelit te tij eshte ndjekur me vemendje nga Milton Kruz trajneri me i rendesishem i karrieres se tij se bashku me Rikardo Gomes qe tashme drejton skuadren e Vasko de Gamas.
Pergatiti Ardit Halili