Eduardo de Filipo do të flas shqip me Filomena Marturano
Eduardo de Filipo do të flas shqip me Filomena Marturano, e cila është premiera më e re në TK. Me regjinë e Albert Mingës dhe pjesmarrjen e jashtëzakonshme të Tinka kurtit dhe në rolet kryesore Yllka Mujo dhe Bujar Asqeriut, do të vihet në skenë kryevepra e dramaturgut më të njohur Italian. Duket se për regjosorin gjithcka është ndërthurur në perfeksion dhe se rolet në imazhin e veprës kanë filluar atje ku ka mbaruar puna e tjetrit. Një punë që ka zjatur për muaj me radhë dhe kurorëzohet në dhjetëditëshin e fundit të muajit shkurt. Filumena Marturano është historia e një femre, një ish prostitute. Ajo jeton si një grua, por jo e vërtetë në shtëpinë e Domeniko Sorinos që kurrë nuk e deshi atë si një grua të vërtetë. Por ajo ka rritur në secret të plotë 3 fëmijët e sajë, të cilat i ka me tre burra të ndryshëm. Ajo do që patjetër ata të kenë një mbiemër dhe duke bërë lojën e një njëriu në prag të vdekjes, e bën Domenikon të martohet me të. Por një tjetër goditje do të vijë për Domenikon kur Filumena i tergon se një ndër djemtë e sajë është i tij, por muk i thotë se cili prej tyre është. E kështu Domeniko përfundimisht pranon të martohet me të në prani dhe të familjes së tij të re. është një dramë realiste, e cila sot gjendet jo rrallë dhe në realitetin e familjeve shqiptare. E duket se loja e aktorëve do të jetë rrëngjethëse sepse emocionet I kanë kapur që tani dhe se kjo duket në dridhjet e zërave kur flasin Filumena Manturano do të vijë premierë apsolute në TK në datën 20 ora 17 në TK.