E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edukimi nepermjet Gares

Kohet e fundit studentet e FM-se jane perfshire ne nje levizje premtuese. Pavaresisht nga renditja e tyre keto kerkesa jane te drejta. Intensiteti i kesaj levizje per fat te keq po vjen duke u fashitur por elementet qe ajo nxori ne pah jane shume te renda dhe komprometuese per sistemin arsimor ne shendetesi.


Studentet manifestojne se nuk u behet mesim nuk u behen leksione nuk u behen praktika pra ata kerkojne tu behet mesim te mesojne te permbushin objektivin kryesor per te cilin ata vazhdojne FM-ne. Kerkesave te kesaj levizje iu bashkengjit edhe publikimi i te dhenave te nje sondazhi per korrupsionin ne Universitete. Perfaqesues te ketij Sondazhi bene publike se 65 e studenteve kane paguar per rezultatin e provimit.


Kjo eshte nje e dhene tronditese. Organizmi qe ka bere kete sondazh duhet te punoje me te gjitha institucionet per te bere te mundur zvogelimin deri ne zhdukje te ketij fenomeni qe po shkaterron sistemin arsimor ne teresi por edhe ate me Nobel - arsimin Mjekesor.


Keto levizje jane shpresedhenese dhe duhet te perkrahen nga pedagoget pra nga te gjithe ata qe nuk e konsiderojne veten se abuzojne me detyren e shenjte te mesuesit. Jo vetem kaq por kesaj levizje duhet ti bashkohen te gjithe mjeket e rinj qe enderrojne te kalojne konkursin e specializimit per te denoncuar deformimin qe i eshte bere dhe manipulimin qe pritet te ndodhe javet ne vijim.


Kursi i specializimit te mjekeve zgjat 3 deri ne 5 vjet dhe perben ciklin e trete te studimeve mjekesore. Ne vendet demokratike pranimi ne ciklin e trete te studimeve mjekesore kryhet me nje konkurs kombetar me shkrim ne te njejten kohe me kuota te mbyllura vendesh numerus closus te paracaktuara nga shteti. Kjo eshte e sanksionuar ne ligjin e arsimit te larte.


Fatkeqesisht ne vendin tim kjo nuk eshte bere realitet. Kete vit ky konkurs duhej te ishte realizuar qe ne shtator jane ne gare mbi 1200 mjeke te rinj per me pak se 300 vende. Ky proces kete vit ka hyre ne nje circum vicioz ku ligji rregulloret apo vendimet kundershtojne apo perjashtojne njera-tjetren.


- Ne muajin maj 2010 Fakulteti i Mjekesise dhe Keshilli Shkencor i tij vendosen qe pranimi i mjekeve te rinj ne ciklin e trete te studimeve mjekesore pra specializimit te mjekeve te rinj te behet me konkurs kombetar ne nje dite te vetme mbi nje numer te mbyllur te paracaktuar.


Duke u bazuar ne eksperiencat e perparuara u gjykua se kjo eshte metoda me e mire per te mos thene e vetme qe siguron barazi ne kete gare sepse secili zgjedh cka meriton.


Pasi u zyrtarizua ky vendim iu dergua Rektoratit te UT-se dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences duke vene theksin jo vetem qe te zbatohet per vitin akademik 2009-2010 por edhe te propozohet per tu futur ne ligjin e Arsimit te Larte.


- Ne 22 korrik 2010 Parlamenti i Shqiperise miraton ligjin 10307 Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin e Arsimit Larte qe ne thelb kthejne Sherbimin si njesi baze te FM-se pra shkrihen departamentet.


- Ne 30 gusht 2010 Universiteti i Tiranes Senati Akademik merr vendimin nr. 30 Per miratimin e rregullores se konkursit per studimet e specializimeve afatgjata ne FM per vitin akademik 2009-2010 dhe i dergon FM-se rregulloren perkatese me nr. protokolli 166/26 dt 18/08/2010. Ne rregullore shpjegohet me detaje


a nuk do te jete nje konkurs nacional ne nje dite te vetme dhe mbi numerus closus por nje disa konkurs e i cili te cilet do te zhvillohen ne departament / sherbime. Kjo pike ju heq shanset e zgjedhjes se nje alternative tjeter atyre kandidateve qe nuk arrijne piket ne specialitetin qe prezantohen.


b Vleresimi do te jete 50 nga note mesatare 30 nga provimi me shkrim dhe 20 nga intervista. Ky lloj vleresimi krijon premisa per subjektivizem dhe eshte vulnerabel per korrupsion.


Si shihet qarte ne keto rregullore te crregulluara perzgjedhja e mjekeve qe do te specializohen per te ardhmen eshte futur ne nje spirale te paligjshme e pandershme per profesoratin e FM-se dhe e padrejte per kandidatet.


Ndersa studentet e FM-se me levizjet e fundit arriten te bejne publike kerkesat e tyre mjeket e rinj kandidate per specializant nuk arriten te organizohen per ta kundershtuar kete farse jo per moskuptim por nga konformizmi. Ata ne heshtje me apo pa dashje kane pranuar te fillojne kete gare pa rregulla duke filluar nga data 20 dhjetor periudhe kjo pa dashur te paragjykoje jo aq adekuate per te marre nje nisme kaq te rendesishme.


Keto ndryshime te pasinkronizuara dhane rezultatet e tyre / Fakulteti i Mjekesise sot eshte me nje dekanat te dobesuar dhe jo eficent me nje keshill shkencor qe nuk i zbatohen vendimet me sherbime te vleresuara pas shkrirjes se departamenteve por me shefa sherbimesh te paligjshem sepse mandati i shefave te sherbimit ka mbaruar ne 15 mars 2010. Me ligj ne ishim zgjedhur per 5 vjet. I vetmi Institucion qe duket se funksionon eshte Rektorati i cili eshte i paorientuar mire per Arsimin Mjekesor sepse kerkon te implementoje ne FM te njejtin sistem qe perdoret ne F e Ekonomise apo te Filologjise.

Per ta perfunduar kete artikull me shume informues se sa krijues do te shkruaja Indiferentizmin e MASH tendencen e Rektoratit per ta futur Arsimimin Shendetesor ne nje rruge pa krye individualizmin e mjekeve te rinj dhe mosndergjegjesimin e tyre per te kerkuar nje te drejte legjitime do ta paguaj cilesia e Arsimimit Mjekesor dhe pas 10 vjetesh cilesia e sherbimit shendetesor qe do te marrin shqiptaret.
Profesor i Universitetit te Tiranes. President i Shoqates se Oftalmologeve te Europes Jug-Lindore

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›