Prokuroria Pse pushuam padine per manipulime

TIRAN - Prokuroria e Shkodres ka zbardhur diten e djeshme arsyet se pse kane rrezuar padine e bere nga kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka rreth nje vit me pare ne qytetin e Shkodres. udia e kesaj ceshtjeje eshte se vendimi i pushimit nuk shperndahet nga institucioni i Prokurorise por nga zyra e shtypit e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli.
Ne materialin e shperndare nga zyra e shtypit e thuhet se ndonese jane verejtur mosperputhje te vogla ne kutite e votimit kjo nuk ka mjaftuar qe te gjenden provat e mjaftueshme qe te perbejne element per ndjekje penale.
Ne nje nga zonat e hapura ne kutite me materiale zgjedhore te qendres se votimit nr. 0101. te KZAZ-se nr. 42 rezultoi nje shtim i numrit te fleteve te perdorura prej 20 votash. Gjithsej sipas procesverbalit model PV KQV 05. jane marre ne dorezim flete votimi nga numri i serise 0223045 deri ne numrin e serise 0223624 580 flete votimi.
Kjo shifer nuk korrespondon me shifrat e shenuara ne tabelen e rezultateve te zgjedhjeve per kete qender votimi pasi ne tabelen e rezultateve shkruhet se jane 231 flete votimi te paperdorura - 368 flete votimi te perdorura dhe 1 flete votimi e demtuar. qe do te thote se duhet te jene marre ne dorezim 600 flete votimi thuhet ne vendimin e pushimit mbi padine e Nard Ndokes.
Ne lidhje me kete diference prokurori Perparim Kulluri ka arsyetuar se eshte rezultat i gabimeve ne momentin e numerimit te fleteve te votimit te paperdorura. Konkretisht analizon ai sipas procesverbalit model PV KQV 05 jane mane ne dorezim flete votimi nga numri i serise 0223045 deri ne numrin e serise 0223624 580 flete votimi.
Sipas materialit perfundimtar thuhet se ne kete procesverbal jane shenuar numrat e serise dhe po keshtu eshte shenuar dhe numri total i fleteve 579 nderkohe qe jane 580. Ky gabim ka ardhur si rezultat i mosperfshirjes se fletes se votimit me numer serie 0223045 pra fletes se pare nga seria e marre ne dorezim.
Gabimet kane vazhduar edhe gjate pasqyrimi te numrit te fleteve te votimit te paperdorura ne tabelen e pasqyrimit te rezultateve te zgjedhjeve ku ne vend qe te shenohen 211 flete votimi jane shenuar 231 flete votimi.
Ne fakt ne kutine e materialeve zgjedhore fletet e votimit te paperdorura fillonin nga numri i serise 0223414 dhe perfundonin ne numrin e serise 0223624 pra 211 flet votimi - shkruhet ne materialin e firmosur nga Perparim Kulluri.
Ne nje tjeter qender votimi nr. 0083 te KZAZ-se nr.42 ka pasur nje mosperputhje me shifrat e shenuara dhe fleteve te votimit te marre ne dorezim pasi nje vote ka rezultuar teper.
Gjithsej sipas procesverbalit model PV KQV 05 jane marre ne dorezim 436 flete votimi shifer kjo qe nuk korrespondon me shifrat e shenuara ne tabelen e rezultateve te zgjedhjeve per kete qender votimi pasi sipas kesaj te fundit jane 255 flete votimi te perdorura dhe jo 254 si duhet te jene sipas kunderfleteve qe do te thote se eshte nje flete votimi me teper se ato te marra ne dorezim 437 flete votimi ku ne fakt jane marre ne dorezim 436 te tilla - saktesohet ne vendimin e pushimit mbi padine e Nard Ndokes.
Per prokurorin e ceshtjes gabimet e verejtura nuk perbejne shkelje pasi nuk ndryshojne rezultatin e zgjedhjet dhe jane konsideruar si gabime njerezore.
Ne lidhje me pasaktesite e konstatuara dhe te pasqyruara me lart sipas cdo qendre votimi ato jane ne shifra te tilla qe nuk kane sesi te kene ndikuar ne rezultatin e zgjedhjeve dhe duket qarte se jane rezultat i gabimeve ne numerim dhe nuk kane te bejne me nje force te caktuar politike.
Gabime te vogla per te mos thene te paperfillshme jane bere qofte ne numerimin e votave per partite e majta qofte per ato te koalicionit te djathte. Edhe tek fletet e votimit te pavlefshme konstatohet se ne to ka shenime qofte per partite e djathta - thuhet ne perfundim te vendimit te pushimit te padise.
SHNIMI
Prokuroria e Shkodres ka hapur kutite e votimit te kontestuara nga kryetari i PDK-se Nard Ndoka dhe ne fund te verifikimit pohoi se nuk ka gjetur shkelje ligjore. Sipas saj parregullsite mund te jete gabim njerezor
Gabime te vogla per te mos thene te paperfillshme jane bere qofte ne numerimin e votave per partite e majta qofte per ato te koalicionit te djathte. Edhe tek fletet e votimit te pavlefshme konstatohet se ne to ka shenime qofte per partite e djathta
Konkluzionet qe cilesuan pretendimet e pabazuara
1. Vulat me kodet e sigurise ne momentin e keqyrjes se kutive me fletet e votimit jane te njejta me ato te cilat jane mbyllur kutite me fletet e votimit ne perfundim te numerimit te votave.
2. Numri i fleteve te votimit te perdorura i gjetur ne kutite me fletet e votimit eshte i njejte me numrin e fleteve te votimit q del nga diferenca e numrit total te fleteve te votimit te marra ne dorezim me numrin e fleteve te votimit te paperdorura keto te fundit te gjendura ne kutite me materialet zgjedhore.
3. Ne dy qendrat e votimit 0101 KZAZ nr. 42 dhe 0083 K7. A2 nr. 42 ku kallezuesi pretendon se ka marre perkatesisht 7 dhe 15 vota ne fakt nuk ka marre asnje vote. Per me teper edhe tek fletet e votimit te pavlefshme ne secilen prej ketyre qendrave te votimit asnjeri prej shenimeve te bera ne keto flete nuk i perkiste PDK-se.
4. Tek qendra e votimit 0101 KZAZ nr. 42 ku kallezuesi pretendon se PD-ja nuk ka marre 180 vota por 156 vota ne fakt ky subjekt politik ka marre 180 vota.
5. Tek qendra e votimit 0083 KZAZ nr. 42. ku kallezuesi pretendon se PD-ja nuk ka marre 161 vota por 151 vota ne fakt ky subjekt politik ka marre 160 vota.
6. Tek qendra e votimit 0255 KZAZ nr. 40 ku kallezuesi pretendon se PD-ja nuk ka marre 327 vota por 273 vota ne fakt ky subjekt politik ka marre 327 vota.
7. Tek qendra e votimit 0294 KZAZ nr. 40 ku kallezuesi pretendon se PD-ja nuk ka marre 246 vota por 196 vota ne fakt. ky subjekt politik ka marre 246 vota.
Vendimi
Ne keto kushte nuk ekzistojne elementet e vepres penale te Falsifikimit te dokumenteve dhe rezultateve te zgjedhjeve. Parashikuar nga neni 326 i K. Penal pasi nuk vertetohet nese pasaktesite ne shifra jane rezultat i gabimeve njerezore ne numerim apo jane bere me dashje dhe anetart e grupit te numerimit te votave e kan ditur se keto shifra jane te pasakta - vendosi prokurori i Shkodres.