Edvin Rama dhe korruptimi i “shoqërisë civile”
Faktori i trashëgimisë gjenetike komuniste nuk është i panjohur por edhe këtë herë shfaqet vendimtar për Partinë Socialiste. Afër mendsh është e kuptueshme se duzina e sekretarëve të parë të rretheve, e bllokmenëve, e njerëzve kyç të regjimit, tashmë paraqitet jo nëpërmjet vetes, por nëpërmjet pinjollëve të saj. Sigurisht askush nuk po pretendon të drejtën t’i heqë ata nga kandidimi, por ama gjithkush ka të drejtën të shprehet e të kundërshtojë me forcë se kjo politikë është ndoshta më e vjetër sesa ajo e baballarëve të tyre.
“Mjafti”
Organizata “Mjaft” nuk ishte gjë tjetër veçse një grumbullim parazitësh, përtacësh e zhurmaxhinjsh, të cilët pensionin rinor të tyre u përpoqën ta kolonin nëpërmjet tubimeve periodike të cilat ishin të domosdoshëm për shpenzimet e fondeve të donatorëve nga njëra anë dhe të Edi Ramës nga ana tjetër. Nëse do të bëhej një listim i “Mjaft”-it, brenda tij do të dilnin po ato emra që dalin sot si “politikë e re” përkrah Edi Ramës. Në thelb të organizimit të tyre është forma komuniste e organizimit DEBATIK (Djemtë E Bashkuar Anëtar Të Ideve Komuniste), të cilët vepronin si prapavijë kundër armikut, nëpërmjet formave të sabotazhit (shpim gomash, prishje parullash, etj), propagandës (ndarje traktesh), etj. “Mjaft” në gjithë këto vite nuk ka përçuar asgjë më shumë se DEBATIK-u, ndërsa Erion Veliaj, sado u përpoq, nuk u ngrit dot të rolin e Colit të vogël.
Veliaj dhe fotografia e xhaxhi Ramizit
Po cili ishte Veliaj dhe sa i “pavarur” ishte ai. Disa herë Veliaj është justifikuar se ka qenë i vogël kur ra regjimi komunist, se nuk njeh këtë e atë, etj. Po kujt ia thotë këto? Le ta dijë publiku se është nga një familje 100% komuniste dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe kjo gjë me aktivitetin e sotëm. Kur ishte në shkollën 8-vjeçare në vitin 1991 Veliaj i vogël që përpiqej të imitonte partizanin e vogël Velo, pastronte çdo mëngjes fotografinë e xhaxhi Ramizit që bëhej pis nga shkumësit e shokëve të tij të klasës, të cilët ato që dëgjonin në shtëpi e reflektonin në klasë. Po ashtu edhe Veliaj, atë që dëgjonte në shtëpi e reflektonte (duke pastruar) në klasë. Sigurisht që Veliaj qau sa mundi kur ra monumenti i shokut Enver, por ai e ktheu dhimbjen në forcë dhe iu përkushtua në klasë fotografisë së shokut Ramiz për ta ruajtur atë të pastër nga fëmijët e reaksionarëve, bejlerëve, ballistëve, zogistëve, kulakëve, etj.
Shjtojca e Edvinit
Sigurisht as që mund të mendohet se politika është të marrësh një copë letër, të hartosh dy rreshta e të pretendosh pronarit e të vërtetës. Aq më keq akoma po të shtojmë edhe skandale të tjera që i prijnë jetës së përditshme apo me fotografi që nuk tregojnë as burra e as gra. “Mjaft” kaloi nga DEBATIK-u drejt Bashkimit të Rinisë, Punës së Shqipërisë. Duke pasur edhe mbështetjen e përhershme të kryetarit të bashkisë së Tiranës me dëshirën e tij të përhershme për të marrë kreun e partisë së Enverit, “Mjaft” pa edhe “dorën e ngrohtë” të ISTAT-it në kohën kur ky drejtohej nga socialistët. Të futur në mes të një financimi të pamerituar, “Mjaft” i ngjante më shumë një “teqeje” politike ku nuk bëhej gjë tjetër veçse justifikohej përtacëria, injoranca e mediokriteti. Jo më kot në këtë organizatë gjendej nipi i kryetarit të Komitetit të Veteranëve të Shqipërisë, gjendje një tij që babai i quhej Cventko dhe gjyshi Qiro. Imagjino i dashur lexues se ç’mund të lindë nga këtë produkte.
Korruptimi i të ashtuquajturës “shoqëri civile”
Në Shqipëri e majta e ka keqpërdorur në kuptimin më të keq, termin “shoqëri civile”. Në këtë detashment janë paraqitur më shumti zboristë komunistë e pinjollët e tyre.
Femra që pozoi lakuriq
Para 2 vjetësh shtypi shqiptar bëri të njohur disa foto të Edvin Ramës në plazhet e Francës. Sigurisht të tilla foto, nuk përbëjnë aspak temë diskutimi po të mos kishin në to praninë e fëmijëve që shikojnë “veglat” e dy partnerëve me seriozitetin dhe kapacitetin maksimal si dhe po të mësojmë se në pozat e bëra publike është një femër aktiviste e “Mjaftit” (në anët kohë nuk njihej “Mjafti”) e më pas e G99-s. Në kohën e pozimit kjo femër, moshatare e Edvinit, e lindur në “ditën e çlirimit të Tiranës”, ishte stacioni i radhës i gërdecedvinit.
Vajza e Agronit pra, ajo që pozoi lakuriq me Edi Ramën, është një lidhje midis mjaftistëve, G99-sha dhe PS-së Edi Rama. Duke e pasur dezhurn partia, këtë femër e menaxhon sot një person 6 vjet më i ri se ajo, pjesë e listës së Partisë Socialiste për Tiranën. Ky person është nipi i Edipit dhe djali i Triumfit. Me aktivitet të besueshëm dhe të sinqertë në Sigurimin e Shtetit, kundër armiqve të partisë, tani kanë hedhur djalin e tyre në politikë. Edipi, dikur ishte një prej stekave të vjetra të Sigurimit. Hetues, sigurims, njeri i keq, ka lënë gjurmë të thella në prishjen e jetës e të lumturisë të sa e sa të familjeve.
Në media me gërdecgazeta
Drejtor i një gazete të përditshme që mbështet Edvin Ramën është një tjetër nga “shoqëria civile”. Është një gërdecgazetë. Babai i drejtorit, Zaimi, qenë kryetar i Degës së 12-të të Sigurimit të Shtetit. Pastaj ka qenë kryetar i Sigurimit të Ushtrisë e kryetar i Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë. Vetë i biri i Zaimit u martua me vajzën e një marksist - leninisti të huaj që merrej me përkthimin e veprave të Enver Hoxhës, bile paguhej nga fondet e shqiptarëve.
Në një të përditshme tjetër, gërdecgazetë edhe kjo, është goca e komunistit Aristotel.
Në një tjetër gërdecgazetë, botues është një stekë e vjetër organizatave komuniste të kohës dhe kryeredaktor nipi një ish-ministri të Punëve të Brendshme, të diktaturën komuniste.
Në gërdecgazetën e radhës, pronarë janë djemtë e një politikaneje të lartë të Partisë Socialiste.
Në një gërdectelevionin është prona zhvatësi i lejeve të pafundëta të ndërtimit.
Që të gjithë këta hiqen si indipendentë.
Korruptimi i shoqërisë civile me M. Nanon
Sot shoqëri civile paraqitet edhe sigurimsi edhe hetuesi edhe fanatiku komunist. Vini re për ironi teksa nga “socialdemokratët”, Diana Çuli mbron trashëgiminë e babait të saj Jorgo Çuli, ish drejtor i një dege në Hetuesinë e Përgjithshme. Për të mos folur më pas për mbrojtjen e veprimtarisë së vet që nis me ekspertiza e gjëra të tjera të këtij lloji. Edhe kjo qëndron afër kryetares së grupit socialist si aktiviste e dikurshme e masave që tubonte gratë revolucionare të kohës.
Një korruptim i shoqërisë civile vazhdon me një imitim të Edvin Ramës si Mustafa Nano. Ky është modeli i vërtetë i imitimit të trashë që i bën Edvin Ramës. Duke nisur nga tematika e shkrimeve, duke vazhduar me kopjimet e të bërtiturave, imitimin e veshjes, M. Nano ka kujtuar se është një Edvin Ramë tjetër. I veshur sa me të kuqe të ndezura, sa me pantallona të verdha, aq edhe me shalle të tipit “trëndelinë e këngë”, M. Nano ka përfunduar në modelin më të keq, në mos më të shëmtuar të Edvin Ramës.