Pas Italisë, edhe Greqia lobon fort për integrimin e Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Evropian

Bakojanis: Brukseli të mbajë premtimin për anëtarësimin e shpejtë në BE edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor
Pas Italisë një tjetër vend i Bashkimit Evropian që ka interesa direkt në Ballkan, Greqia, është shndërruar në promotor të integrimit të shpejtë dhe të plotë të
këtij rajoni në union. Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, u shpreh dje se Bashkimi Evropian duhet të dërgojë një mesazh të qartë se do të respektojë plotësisht premtimin e tij për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe vlerësoi se asnjë diskutim për zgjerimin e BE-së nuk do të ishte i plotë pa këtë rajon. Ajo shtoi se gjatë kryesimit gjashtëmujor të presidencës së radhës së BE-së, Republika Çeke kishte dy sfida kryesore për Ballkanin Perëndimor; procesi i filluar për liberalizimin e vizave, ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi kanë paraqitur aplikimet e tyre për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Zonja Bakojanis tha se beson se liberalizimi i vizave është mënyra kryesore për afrimin e politikës së BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimi i kontakteve të drejtpërdrejta mes njerëzve.
“Kur bëhet fjalë për anëtarësim, qëndrimi ynë është se të gjitha kërkesat duhet në detaje të shqyrtohen në pajtim me zhvillimin”, deklaroi Bakojanis.
Sipas saj, procesi i zgjerimit mbetet çështje kyçe për Bashkimin Evropian.
...