E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini bojkotohet nga anëtarësia e kryeqytetit, premton lëmoshë për socialistët e rretheve

Protesta e një lidershipi të “papjekur” në krizë, i var shpresat tek protestuesit e rretheve

Opozita joparlamentare (jo parlamentare për faktin se ende nuk ka shkelur në derën e institucionit ligjvënës), zbarkon sot shesheve të Tiranës, me turma të vogla njerëzish, të mbledhur nëpër rrethet e Shqipërisë, me donatorë kryesorë Qazim Sejdinin, Shpëtim Gjikën, Baftjar Zeqajn apo edhe ndonjë tjetër vogëluc, servil i Edvinit.
Një protestë e paralajmëruar disa ditë më parë, nuk gjeti mbështetjen as në rradhët e vetë socialistëve. Një pjesë e mirë e deputetëve, kryesisht kritikuesit më hapur të klikës dështake të Ramës në krye të PS-së, kanë kundërshtuar këtë filozofi haxhiqamiliste, duke argumentuar se nuk do të sjellë asgjë të re, veç rrënimin politik si të partisë opozitare, ashtu edhe të drejtuesit të saj. Kjo përfaqësi deputetësh, të mandatuar nga votuesit socialistë në zgjedhjet e 28 qershorit, për të qenë të pranishëm në parlament dhe jo rrugëve apo mejhaneve të Tiranës, si Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani, Kastriot Islami etj., ndjejnë mbi super përgjegjshmërinë e tyre ndaj elektoratit, por janë të pafuqishëm që të ndalin çmendurinë e radhës të Edvinit, siç është protesta e sotme. Megjithëse këta deputetë dhe pjesa dërrmuese e anëtarësisë së kryeqytetit e kanë braktisur protestën e sotme të Edvinit, ai duket se ka gjetur zgjidhje tek miqtë dhe afaristët e tij nëpër rrethe, duke udhëzuar mbledhjen e socialistëve të thjeshtë, me premtimin e dhënies së një lëmoshe (10 mijë lek të vjetra), për pjesëmarrjen në protestë. Këta njerëz, xhahili i socialistëve, synon jo vetëm t’i keqpërdorë, por edhe t’i blejë si skllevër, vetëm e vetëm që të kërcënojë shtetin, qeverinë dhe institucionet e dala prej zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Por sa e moralshme mund të jetë kjo protestë, porsa kohë opozita nuk është përligjur në parlament, nuk ka bërë betimin? Nisur nga ky arsyetim, dalja e sotme e opozitës në shesh, është ilegjitime. Shqipëria është një vend demokratik dhe respekton mendimin e lirë dhe shprehjen e tij. Protestat janë shprehje e vullnetit demokratik të një vendi pro perëndimor, por ajo që është e turpshme për këtë opozitës, është se gjatë gjithë kësaj kohe, ajo nuk ka dhënë as kontributin më të vogël në parlament, por përkundrazi zgjodhi ta bojkotojë atë, të dëmtojë aspiratën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në BE, e të dëmtojë procesin e avancuar të liberalizimit të vizave.
Ndaj edhe protesta e sotme, duhet të injorohet, kjo opozitë nuk mund të quhet e tillë, porsa kohë nuk ka marrë përsipër mbrojtjen e interesave të elektoratit të saj dhe të të gjithë shqiptarëve në tërësi.
Kjo opozitë, mbron interesat personale të një lidershipi të “papjekur”.
Protesta është e dështuar, ajo nuk do të njihet dhe as nuk do të arkivohet....

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›