Kryeministri Berisha premton: Do sjell në atdhe eshtrat e Mbretit Ahmet Zog

Qeveria shqiptare ka vendosur rikthejë në Shqipëri eshtrat e Mbretit të Parë të shqiptarëve, Ahmet Zogu dhe familjarëve të tij. Njoftimin e bëri të ditur sot në një konferencë të drejtpërdrejtë për shtyp, kryeministri Sali Berisha sipas të cilit, Mbreti Ahmet Zogu, është një ndër personalitetet më të mëdha ndër kohëra të Shqipërisë, ndaj e ndjen si detyrim të rikthejë eshtrat të prehen në atdhe. Për këtë Berisha do të rekomandojë një komision shtetëror që të sjellë eshtrat nga Franca ku ndodhen aktualisht për në Shqipëri. “Jam sot para jush për të njoftuar opinionin se shoqëria shqiptare do krijojë një komision shtetëror për rikthimin në Shqipëri të eshtrave të Mbretit të Parë të shqiptarëve Zogut të Parë dhe anëtarëve të familjes mbretërore. Qeveria shqiptare ndjen për detyrim duke njohur Ahmet Zogun si mbret të shqiptarëve, si arkitekt të shtetit modern shqiptar dhe si një prej personaliteteve më të mëdha të Shqipërisë që ka dhënë kontribut të madh për vendin. Duke vlerësuar figurën e Ahmet Zogut para zgjedhjes së tij si kryeministër, President, Berisha vlerësoi me nota maksimale periudhën kur Ahmet Zogu u zgjodh Mbret I shqiptarëve. “Ishte mbreti i parë i shqiptarëve, ishte një mbret i madh, krijoi një mbretëri përkundër ambiciveve antishqiptare”. Berisha momentin e largimit të Zogut nga Shqipëria pas pushtimit e cilësoi thjesht një ikje nga atdheu, por që sic theksoi ai “edhe pse në mërgim punoi dhe dha kontributet e tij për të ndihmuar Shqipërinë në atë kohë në Luftën e II Botërore”. Kreu i qeverisë bëri të ditur se eshtrat mbreti dhe mbretëreshës tani mprehen rreth 50 metra lag Parisit dhe se qeveria do punojë ti rikthejë në atdhe së bashku me gjithë anëtarët e tjerë të familjaes mbretërore. Ndërsa kryefjala ka qënë Mbreti Zog dhe familja mbretërore, I pyetur për eshtrat e të tjerave figura shumë të vlerësuara të popullit shqiptar që prehen në shtete të ndryshme të botës, kryeministri premtoi se do të veprojë dhe për to në të njëjtën formë. “Së pari mbreti është mbret, autoritet shtetëror i vendit dhe do ketë ky proces do të ketë të gjithë nderin dhe kujdesin shtetëror që i takon mbretit të parë të shqiptarëve, por ne do bëjmë të gjitha përpjekjet që të gjitha personalitetet shqiptare të prehen në vendin e tyre”. Ahmet Zogu i zgjedhur Mbret i Shqpërisë u detyrua të largohet nga Shqipëria, pas pushtimit të vendit nga Italia në prill të vitit 1939. Mbreti i shqiptarëve vdiq në Paris, Francë, në vitin 1961. Megjithë amanetin e tij, ai nuk mundi të varroset në Shqipëri, pasi vendi në atë kohë udhëhiqej nga diktatura komuniste. Disa vite më parë u bë një kërkesë për kthimin e eshtrave të mbretit Zog në Shqipëri dhe përmbushjen e amanetit të tij. Një grup prej 43 deputetësh kërkuan në vitin 2003 kthimin e eshtrave të mbreti Zog, në Shqipëri. Ata hartuan një projektligj për dhënien e një statusi të veçantë familjes mbretërore. Sipas kërkesës së deputetëve, eshtrat e mbretit Zog duhen të kthehen në atdhe dhe të prehen me nderime në vendin ku ka qenë e varrosur Nëna Mbretëreshë, në Parkun Kombëtar të Tiranës.
...