E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini dhe dy erionët shpallin një sondazh serb që e nxjerr Berishën të padëshirueshëm

Miqtë e Edvinit po pakësohen gjithnjë e më shumë me afrimin e zgjedhjeve. Katër vjet më vonë, ai ka përdorur sërish një sondazh të një organizate serbe, për të shpallur kryeministrin Berisha, si të pasuksesshëm. Para 4 vjetësh, Gallupi serb parashikonte se Berisha nuk do t’i fitonte zgjedhjet, e sondazhin e lexoi Erion Veliaj. Dje, serbët e shpallën të djathtën shqiptare si të padëshirueshme dhe përfundimet i lexoi erioni tjetër, ai më i shkurtri TIRANE - Ka reaguar ditën e djeshme zëdhënësi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ndaj shpifjeve të bëra nga nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Brace i cili akuzoi qeverinë se “po pasuron një pakicë dhe po varfëron shumicën e shqiptarëve”. Në deklaratën e tij Bumçi sqaron se “Edi Rama me serinë e mashtrimeve të fundit, nxori zëdhënësin e tij, i cili lexoi statistikat e Gallupit Ballkanik, organizatë kjo e keqpërdorur dhe që përfaqësohet në Shqipëri nga grupe kryekëput të majta”. Zëdhënësi i PD-së Bumçi ka deklaruar më tej se “Shqipëria është sot vendi më shpresëdhënës në rajon”. Kjo organizatë me qendër në Beograd dhe me donatorë të mirëfilltë serbë u angazhua edhe përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, atëhere me një degë bullgare, duke parathënë se Partia Socialiste do të ishte fituese e zgjedhjeve e se Sali Berisha nuk e gëzonte besimin e shqiptarëve. Deklarimet sollën një irritim nga Gallup-i i vërtetë, ai prestigjiozi, i cili pas lojrave të Erion Velisë (të ngarkuarit të atëhershëm për spekullimin) ndiente se po humbiste imazh, për shkak të interesave të Edi Ramës, i cili i kishte nxjerrë rezultatet e sondazhit, apostafat për veten. Sot në 2009-n, miqtë e Edvinit janë pakësuar edhe më tej, e po ashtu edhe aktiviteti i Gallup-it fantazëm. Tashmë qendra e tij është në Beograd dhe interesat përpilohen prej andej. Sërish, interesi i pansllavistëve është largimi i kryeministrit aktual nga pushteti, çka ka sjellë edhe përpilimin e sondazhit të radhës, i cili paska arritur në përfundimin se “shqiptarët po varfërohen”. Por këtë herë, artikulimi i shpifjes serbofile ka ardhur nga Erioni tjetër, ai më i shkurtri ndihmës i Edvinit (merret me mend se Edvini i do zëvendësat dyfarësh, edhe të gjatë, edhe të shkurtër). Duke u kthyer tek reagimi i djeshëm i Partisë Demokratike, mund të themi se ai ishte thellësisht i matur dhe ia kurseu publikut historinë e zezë të marrëdhënieve shumëvjeçare të Edvinit dhe të dy erionëve me serbët e Gallup-it. Gjatë deklarimit për shtyp, Aldo Bumçi iu referuar rritjes ekonomike të vendit, duke deklaruar se “Shqipëria është sot vendi që në harkun kohor të dy muajve ka firmosur kontrata koncensionare me një vlerë prej rreth 3.5 miliardë euro”. “Ndërsa nga lufta antikorrupsion në tatime, dogana dhe në shpenzimet operative janë kursyer rreth 4 miliardë dollarë në tre vite qeverisje”, deklaroi Bumçi”. Duke iu referuar matjes së nivelit të zhvillimit nga ndërkombëtarët, Bumçi deklaroi se Shqipëria në vitin 2008 u rendit vendi i dytë në botë nga Banka Botërore për klimën e biznesit, vendi reformat e të cilit u miratuan nga 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian. Duke kujtuar këtu faktin që së shpejti vendi ynë pret të bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO dhe BE, Bumçi ka deklaruar se “Shqipëria është vendi që mori ftesën për në NATO dhe protokollet e anëtarësimit, po vendosen nga vendet anëtare të aleancës”. Në fund të deklaratës së tij Bumçi ka deklaruar se “seria e fundit e mashtrimeve të zotit Rama është bajate”, përfundoi deklaratën e tij zëdhënësi i grupit parlamentar në Partinë Demokratike,     Aldo Bumçi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›