Edvini kthehet tek baza greke për të rekrutuar sërish demonstrues të dhunshëm
Kriza e ekonomisë greke po detyron shumë shqiptarë që prej vitesh kanë punuar në Greqi të shohin mundësitë të kthehen në Shqipëri, shkruante para ca ditësh revista prestigjiozja britanike, “The Economist”. Afërmendsh qeveritë e shumta socialiste e kanë çuar vendin fqinj në një kolaps të vërtetë financiar. E fundit në listë ishte qeveria e majtë “Papandreu”, e cila edhe pse i mori votat për të shpëtuar vendin bëri të kundërtën, duke e çuar Greqinë në një recesion të thellë ekonomik me pasojë të tmerrshme për rajonin dhe eurozonën.
Në Shqipëri Jorgos Papandreu ka ardhur disa herë jo zyrtarisht për të mbështetur Partinë Socialiste dhe mikun personal, Edi Rama. Kujtojmë këtu të fundit në pikun e fushatës fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 2009, ku kreu i PASOK-ut vizitoi Tiranën për t’i shprehur mbështetje kreut e PS-së. Jo vetëm kaq. Në një takim të posaçëm me Ramën dhe familjarë të emigrantëve, kreu i Internacionales Socialiste shprehu bindjen e socialistëve grekë në qeverisjen e nesërme për të krijuar më shumë kushte për emigrantët. “Duam të sigurohemi që të mbështesim dhe të ndihmojmë emigrantët të cilët punojnë dhe jetojnë në vendin tone…” dhe po të njëjtin takim Edi Rama do të theksonte (26/6/2009) se ishte krenar për miqësinë me kreun e PASOK-ut: “Jam i bindur që me Jorgos Papandreun ne do të kemi në krah një avokat të shkëlqyer në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian”.
Kuptohet vetiu dy vite më pas Edi Rama vështirë se mund të jetë krenar për “avokatin” e dështuar të rrugës tonë, pasi z. Papandreu nuk mundi të ishte një “avokat” për sojin e tij dhe as më pak për emigrantët shqiptarë në Greqi. Jo pak nga këta të fundit po kthehen dita ditës në Shqipëri për të hapur bizneset e tyre dhe vënë në punë eksperiencën e përftuar gjatës kohë qëndrimit në Greqi. Më të shumtët punojnë me djersën e ballit dhe ftillojnë veten përballë krizës ekonomike e financiare që ka kapluar fqinjin tonë jugor.
Megjithatë ndoca emigrantë, si duket, të papunë ishin mbledhur dje për një gotë uzo në një nga baret e Athinës sepse qeraste, Edi Rama, i cili u foli atyre për librin “Kurban” dhe shumë çudira të tjera. I shoqëruar nga sekretari për Rininë Erjon Veliaj, Edi Rama zhvilloi dje një vizitë në Athinë, me qëllim prezantimin e programit politik të PS-së me emigrantët shqiptarë në shtetin helen. Rama ka komentuar në rrjetin social Tëitter se gjatë vizitës së tij ka takuar emigrant shqiptar në Greqi. “Njoha Tanin punëtor në Athinë: O Edi bëni diçka se keq këtej e llum andej na e uli kokën fare Saliu!”. Dhe në Greqi, si duket, fajin e paska Saliu!
Gjithsesi këto takime me emigrantë të zhgënjyer në Greqi për Partinë Socialiste janë të zakonshme. Politika e PS-së drejt emigrantëve në Greqi ka disa funksione. Një prej tyre është rekrutimi i militantëve që lëvizin andej-këtej sa herë thirren për të protestuar. Kjo u pa shumë mirë në demonstratën e dhunshme të 21 janarit, ku u vërtetua fatkeqësisht nga vdekja në rrethana të panjohura e njërit prej protestuesve të ardhur posaçërisht nga Greqia. Gjirokastriti Ziver V. ishte i njohur si një mbështetës i flakët në rrethet e Partisë Socialiste në Gjirokastër ka marrë pjesë edhe në protestat e tjera të organizuara nga opozita në Gjirokastër dhe Tiranë gjatë vitit të kaluar. Për protestën e 21 janarit ai ka udhëtuar nga Selaniku i Greqisë. Ai u kishte thënë familjarëve me 21 janar se do të shkonte në kryeqytet për të rrëzuar qeverinë dhe protestuar. Ai u pa të binte teksa qëndronte para portës së Kryeministrisë, mes një turme që godiste me gurë policinë, Gardën dhe godinën e Këshillit të Ministrave. Ndërsa Edi Rama po pinte kafe tek Kulla e Fidelit.