Edvinit i trashet gjuha në Athinë, shan me nënë e babë Shqipërinë, për t’i bërë qejfin sekretarit të PASOK-ut
Në qoftë se nuk do ishim informuar se Edi Rama dje ndodhej në Athinë, atëherë nisur nga njoftimi i shtypit të shpërndarë nga PS-ja do të mendonim se për “Kurban”-in e tij, Edi Rama, ishte duke folur diku në ndonjë fshat apo qytet të Shqipërisë. Por fakti “i pritjes fantastike”, që merret vesh se kishte ndodhur në Athinë, i ngatërron paksa gjërat dhe nuk lë dyshime, se Edi Rama është ndjerë në kryeqytetin grek, si në shtëpinë e vet.
As më shumë e as më pak, këtë ndjesi e përforconte edhe fjalimi i tij, i cili fund e krye ishte i mbushur me mllefin dhe zemërimin e zakonshëm ndaj qeverisë...
Kur këtë e bën edhe në kryeqytetin grek (në një rast të ngjashëm, nuk besohet se kreu i PASOK-ut do t’ia lejonte vetes që në Tiranë, në prezencë të ndonjë prej nëntë sekretarëve të PS-së, të thoshte ‘një mijë e një të pavërteta’ për kryeministrin grek), atëherë “karta e nacionalizmit” ndërsa u la e harruar në Preshevë, në Athinë u zëvendësua me keqardhje.
Keqardhja e Edi Ramës, ishte jo pse ai nuk mund të shante qeverinë e tij në Preshevë (sepse konsekuencat merren me mend, për shkak të konsideratave që kanë për qeverinë dhe kryeministrin Sali Berisha ndër radhët e shqiptarëve jashtë trojeve të Shqipërisë), por edhe për faktin se Shqipëria nuk ka shanset të katandiset në gjendjen ekonomike që po përjeton Greqia, që ti mundësonte atij hipjen e ëndërruar në postin e kryeministrit të Shqipërisë... Megjithëse Edi Rama e ëndërron prej kohësh këtë dhe nuk e lë pa shprehur..., qoftë në ndonjë fshat, qytet, apo kryeqytetin e Shqipërisë..., qoftë edhe në kryeqytetin grek..., ku ai vërtetë mund të ndjehet si në shtëpinë e vet.