Edvini mashtron grevistët, i njofton për vizitë në Bruksel, shkon në Paris të zbresë nivelin e depresionit

Kryesocialisti, në gjendje të rëndë depresioni, fluturon drejt Parisit, për disa ditë relaks dhe larg grevistëve të zhurmshëm; Ndërkombëtarët zbulojnë lakuriqësinë e Edvinit, asnjë mesazh nga Brukseli, izolohet çmenduria ylberiste
Pas futjes në burg të deputetëve dhe simpatizantëve, Edi Rama humbi çdo mbështetje ndërkombëtare për kauzën e ngritur, duke faktuar mirëfillti tendencën e tij për marrje të pushtetit përmes dhunës. Pas informacioneve të para se Edi Rama është tashmë një figurë e padëshiruar për kancelaritë perëndimore, ky i fundit dha lajmin nëpër disa media të kontrolluara prej tij se është nisur për një vizitë drejt Brukselit, por që një të vërtetë edhe kjo ka rezultuar si një mashtrim i pastër, pasi mësohet se ka qëndruar në Paris, për relax. I vetëdijshëm se në Bruksel nuk ka për ta pritur askush, Edi Rama ka përfunduar në suitat e kryeqytetit francez, për disa ditë pushime, ndërkohë që në bulevard ka lënë 22 deputetë dhe 200 simpatizantë të burgosur. Sipas informacioneve nga aeroporti “Nënë Tereza”, mësohet se paraditen e sotme është paraqitur kreu i Partisë Socialiste, për të marrë linjën ajrore, por destinacioni nuk ka qenë Brukseli, por Parisi. Edhe pse një pjesë e njerëzve pranë Ramës, janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë informacionin, gënjeshtra nuk ka mundur të rezistojë më shumë se 2-3 orë deri në konfirmimin përfundimtar se Edi Rama nuk ka udhëtuar drejt Brukselit, por përkundrazi për në qytetin e tij, në bulevardin “Shamps Elize” të cilin e ka përdorur për vite me radhë si strehë argëtimi dhe qejfi, për të larguar stresin e akumuluar gjatë ditëve të fundit duke filluar nga protesta deri te greva e urisë. Lajmi i kombshëm është për grevistët e burgosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të cilët kanë humbur jo vetëm solidaritetin njerëzor, por po përballen edhe me braktisjen e lidershipit të tyre.
Ndërkombëtarët zbulojnë lakuriqësinë e Edvinit, asnjë mesazh nga Brukseli, izolohet çmenduria ylberiste E braktisur jo vetëm nga mbështetësit në Shqipëri, shto këtu protestat shkretëtirë në disa rrugica të ngushta, por edhe nga ndërkombëtarët. Kjo është situata aktuale që ka shtrënguar Partinë Socialiste dhe opozitën në tërësi. Në kushtet e mbijetesës politike, nisur nga broçkullat e pafundme të ylberistit Edvin Kristaq Rama, të cilin nuk e beson askush më, urdhëroi futjen në një pseudogrevë urie të disa hispanikëve të tij, të cilët i motivoi që në qershor të 2009-s duke i vënë në lista të sigurta për shpalljen deputet dhe të disa socialistëve të thjeshtë, kundrejt një shpërblimi të majmë, vetëm e vetëm që të pasqyrohen sikur kanë hyrë në vetëflijim, për shkeljen e një të drejte të supozuar, irracionale. Kësisoj, falangat socialiste, të braktisura tërësisht edhe nga homologët e tyre ndërkombëtarë, të cilët në kohën kur PS-në e drejtonte Nano, përcillnin mesazhe të vazhdueshme dhe inkurajonin dialogun politik pozitë-opozitë, ditët e sotme, nga Brukseli nuk vjen asnjë mesazh në drejtim të selisë socialiste. Realiteti për socialistët është i hidhur, terrr, shkretëtirë, por njëherazi është një arritje e madhe për faktorin politik shqiptar, pasi po shkon drejt shuarjes një gangrenë e rrezikshme, ngrehina me pinjollët e nomeklaturës bllokmene dhe brezi më i rrezikshëm për Shqipërinë pas atij të Enver Hoxhës. Ndaj edhe veprimi i institucioneve të Brukselit është i përligjur. Në një kohë kur nuk vjen asnjë mesazh dhe asnjë shkresë zyrtare nga BE apo qoftë edhe nga përfaqësuesit e majtë në PE, Këshillin e Evropës, apo në Komisionin Evropian, ka një domethënie madhore dhe tërësisht reale. Opozita shqiptare po bën thjesht një reprezalje, jo vetëm ndaj linjës zyrtare të Tiranës, por edhe të Brukselit, ndjekësit më të afërt të politikës në Shqipëri dhe njëherazi institucioni që aprovon ose jo standardin politik, ekonomik e social. Ndërprerja e çdo linje komunikimi dhe lënia e ylberistëve në qyqarllëk të plotë nuk është rastësore, por në thelb është një veprim i justifikueshëm. Alternativa e Kirgistanit, për rrëzimin e pushtetit me dhunë, në një kohë kur Shqipëria pritet të marrë statusin kandidat në BE dhe qytetarët shqiptarë të lëvizin të lirë në hapësirën “Schengen”, është sigurisht dëshpërimi më i madh për kancelaritë perëndimore, për brezin politik majtist që është kultivuar në Shqipëri. Ndaj edhe heshtja, injorimi, braktisja dhe indiferenca e Brukselit, ka dhënë efektet e para, kryesisht tek humbja e mbështetjes së PS-së jo vetëm institucionalisht, por edhe në elektorat. Kjo është arsyeja që protestuesit, apo të quajtur ndryshe grevistët e çadrave në mes të bulevardit, po faktohen si një copë teneqe që lëshojnë tingullin e shpifur të fatalitetit politik të Edvinit... Ngujimi i 22 deputetëve apo edhe i afro 200 socialistëve të mirë paguar, të cilët kanë hyrë në ditën e 8-ë të sakrificës për Kryetarin, nuk ka lënë asnjë shije pozitive tek kancelaritë perëndimore, të cilët tashmë po e shohin me turp katandisjen e lakuriqit shqiptar, në kuptimin e vërtetë të fjalës “lakuriq”.
...