Mijëra të rinj protestë para Bashkisë së Tiranës: Edi Rama po mban peng Shqipërinë, po na lë pa viza

Mijëra të rinj e studentë protestuan sot para Bashkisë së Tiranës, lidhur me strategjitë antikombëtare të ndjekura nga Partia Socialiste, me në krye Edi Ramën. Me thirje kundër kryebashkiakut dhe njërazi kryesocialistit, të rinjtë e quajtën atë si njeriun që po mban peng Shqipërinë. Në një simbolikë tallëse ndaj Edi Ramës ato ngritën një çadër dhe vendosën një lepurush pranë mjeteve të nevojave personale që mund t’i duhet Edi Ramës, i cili sipas të rinjve, mund të hyjë në grevën e urisë. Duke ironizuar burracakun Rama, vajzat dhe çunat e Tiranës i kërkuan Edi Ramës të mos bllokojë heqjen e vizave, që të rinjtë më shumë se kushdo po e presin. Protesta shumë e madhe e të rinjve, detyroi Edi Ramën të fshihej e të strukej brenda një zyre të Bashkisë.
...