E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini nis zbatimin e sistemit fiskal të tanzimatit për anëtarët e partisë

Partia Socialiste vazhdon të jetësojë të njëjtat platforma pune dhe modele organizative me ato të PKSH gjatë të ashtuquajturës Lufta Nac-Çl., për gjoja evidentimin e bazës mbështetëse të së majtës në popull. Madje me anë të një udhëzimi konkret e të detajuar, kryesia e PS në këtë proces ajo ka angazhuar veteranët, të cilët janë jo vetëm bartës të këtyre përvojave por edhe kontigjentet vullnetare më besnike për vënien në jetë të këtyre skemave që lidershipi i quan “procesi i kartelizimit të anëtarësisë socialiste për zgjedhjet e vitit 2009”. Qysh nga ky formulim konstatohet vetë zgjedhjet në parti sipas parimit të shumëtrumbetuar “një anëtar - një votë”, me të cilin u zgjodh Edvin Rama si kryetar dhe i gjithë enturazhi i tij në krye të strukturave të PS, kanë qenë një mashtrim i madh për opinionin publik. Kanë qenë kështu pasi në themel të zgjedhjeve sipas parimit “një anëtar - një votë” qëndron pikërisht procesi i kartelizimit të anëtarësisë, pra evidentimi i saj rigoroz si kusht për realizimin e zgjedhjeve. Tashmë mjafton ky udhëzim për “kartelizimin...”, për të kuptuar se ky proces më parë as që është bërë ndonjëherë në këtë parti, çka e nxjerr fiktivitet dhe rezultat të trukuar të gjithë të pretenduarin proces i zgjedhjeve në strukturat drejtuese të PS gjatë vitit të kaluar.
Por tashmë PS ka nevojë më shumë se kurrë për këtë evidentim të burimeve njerëzore, të cilin në mënyrë fyese hartuesit e udhëzimit të brendshëm e kanë emërtuar si “inventarizim të anëtarësisë...”, athua se bëhet fjalë për inventarizim bagëtish të tufave, ndarë sipas kategorive dhe llojeve, e të cilin dikur ish lideri historik i PS e stigmatizoi me togfjalëshin “skraparllinj, copë katër...”, me të cilin kishte parasysh kundërshtarin Ilir Meta dhe ithtarët e tij. Gjatë LDB, konform udhëzimeve të Miladinit dhe Dushanit, Enveri dhe veteranët aktualë të PKSH-PS nisën procesin e evidentimit të elementëve influentë në popull, familjeve dhe fiseve të rëndësishëm për t’i përpunuar dhe bashkëngjitur komunizmit dhe formacioneve luftarake të tij. Sot pikërisht me të njëjtën strategji, kjo skemë dhe ky evidentim, athua se nuk është bërë asnjëherë më parë gjatë 17 viteve, po synohet të realizohet nga Selia rozë me anë të “formularëve për inventarizimin e burimeve njerëzore” dhe mbarë organizatat bazë të PPSH-PS, duke përfshirë edhe ato ku bëjnë jetë partie Ramizi, Nexhmija, Klem Kolaneci, Ilir Hoxha, Rita Marko, Pilo Peristeri dhe Hekuran Isai, kanë marrë për detyrë “hartimin e listave me njerëzit dhe fiset influente në zona”. Në këto farë “kontosh kulturore” të anëtarësisë, si të ishin formularë inventarizimi të gjësë së gjallë të ish-koperativave dhe NB-ve socialiste ku mishërohej politika agrare e PPSH, synohet të kërrehet “databejzi” i individëve më të spikatur dhe me “rendiment më të lartë të tufës”. Më pas synohet që ky model të shtrihet në “tufat me prodhimtari maksimale”, me përbërje nga “krerë të matrikulluar” me cilësi të larta racore, që japin maksimumin e prodhimit gjatë “mjeljes”, “qethjes”, apo “therjes”. Në imitim të modeleve të dikurshme komuniste gjatë “Luftës Nac-Çl”, ku synohej afrimi i pasanikëve parellinj si Manush Myftiu, që kishin hyzmeqarë të punësuar, synohet krijimi me ta dhe prej tyre të grupimeve të llojit të celulave ku vartësia ishte sekrete, por tashmë jo me pak anëtarë por me “10-50”, PS kërkon të realizojë grupime funksionale mbështetëse. Tashmë këto grupime nuk quhen më bërthama me “proletarë” dhe “klasë punëtore në formim e sipër e që do të marrin e do të krijojnë pushtetin e diktaturës së proletariatit”, por emërtohen me përkëdheli si “të punësuar tek biznesmenët”. Gjithashtu sipas parimit që “nuk ka kala që nuk marrin komunistët”, PS ka dekonspiruar faktin që gjatë pushtetit të saj 8-vjeçar ka politizuar mbarë administratën shtetërore sidomos atë të sistemit bankar dhe sot kërkon organizimin e këtyre punonjësve nëpërmjet evidentimit paraprak. Gjithashtu pas krijimit me skemë të rrjetit të OJQ-ve gjatë pluralizmit me bjerrëz të besuar, PS kërkon evidentimin dhe angazhimin e tyre politik, duke shembur hapur parimet mbi të cilat janë organizuar, funksionojnë dhe financohen organizatat jofitimprurëse, që është depolitizimi i tyre dhe shërbimi i kualifikuar në favor të shoqërisë, pa partipri. Por ajo që e diskrediton këtë skemë organizative është shkelja e statusit të depolitizimit të shumicës së hallkave të sistemit dhe administratës shtetërore, sidomos arsimit në të gjitha nivelet, shëndetësisë dhe agjencive lokale shtetërore të bujqësisë nëpër rrethe, nëpërmjet kërkesës për evidentimin e “listës me emrat e arsimtarëve të shkollave 9-vjeçare e ato të mesme, me emrat e mjekëve, agronomëve, veterinerëve, ekonomistëve, pedagogëve”. Gjithashtu në modelin e komunistëve të cilët gjatë LDB angazhuan klerin fetar, sidomos atë bektashi, me krerët e të cilit u mbushën strukturat drejtuese të formacioneve luftarake dhe ato partiake, sot duke shkelur statusin laik të komuniteteve fetare dhe laicizmin e institucioneve të shtetit, PS ka kërkuar hartimin e listës së përfaqësuesve të komuniteteve fetare”.

 Re. Po

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›