E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini proteste deshperuese ne Lushnje- as autobuset nga Fieri sia rikthejne buzeqeshjen

30-11-2010 / Gazeta 55

Edi Rama zbarkoi sot pasdite ne qytetin e Lushnjes per te kerkuar largimin e Qeverise se Partise Demokratike dhe transparencen e votes se 28 qershorit. Edhe pse brenda strukturave te PS-se ekziston nje mendim qendrim shume kritik per vallen e Rames neper Shqiperi ky i fundit vazhdon tollovine e protestave pavaresisht se socialistet e thjeshte jane lodhur jashte mase tashme dhe kane filluar ta sabotojne njesoj sic ai ka sabotuar dhe bojkotuar institucionet shteterore me rendesi jetike. Ne kete sens pas shkretetires ne qytetin e Elbasanit edhe dje eshte perseritur i njejti skenar ne Lushnje. Ne sheshin qendror te qytetit skane marre pjese me shume se qindra mbeshtetes te flakte te ideologjise se majte e trasheguar kjo nga Partia e Punes autobuset e ardhur nga Fieri si dhe ultrasit e G99-es te cilet i kishte sajuar Erjon Veliaj qe nga Tirana. Kesisoj nje proteste me mbeshtetes te importuar smund te demonstrohej ndryshe cka ka ndikuar edhe ne psikiken e kryetarit Rama i cili jo vetem seshte zgjatur me shume se 5 minuta ne fjalimin e tij por edhe ska pershendetur asnje nga perfaqesuesit lokale te PS-se se Lushnjes. Kjo pasi vetem pak dite me pare kryetari i bashkise se ketij qyteti Albert Sanxhaku bashke me 300 simpatizante te tjera te PS-se dorezuan teserat e kesaj force politike per tju bashkangjitur Levizjes Socialiste per Integrim. Vendim u arsyetua si i logjikshem pasi PS dhe strukturat e saj lokale jo vetem qe prej nje kohe te gjate nuk funksionojne por perkundrazi jane kryqezuar nga opinioni publik si mbartese te nje politike te mbrapshte dhe qe shkon kunder aspiratave te integrimit te Shqiperise. Denoncomi i kryebashkiakut te Lushnjes Sanxhaku ishte se Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama ka tentuar ti pengoje Shqiperise heqjen e vizave dhe marrjen e statusit te vendit kandidat per arsye te tij personale dhe njeherazi te interesit te 99-shave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›