Qeveria mbledhje emergjente ne Shkoder. Berisha Situata eshte nen kontroll te plote
- Ne prefekturen e Shkodres u zhvillua sot mbledhja emergjente e Keshillit te Ministrave
- Ministri i Brendshem Basha Prioriteti yne shpetimi i jeteve njerezore
Nen drejtimin e kryeministrit Sali Berisha u zhvillua sot pasdite ne prefekturen e Shkodres mbledhja emergjente e Keshillit te Ministrave e cila mori ne shqyrtim situaten e krijuar ditet e fundit ne qytetin e Shkodres dhe te zonave perreth si rezultat i reshjeve te shtuara. Ne kete mbledhje merrnin pjese gjithashtu prefekti dhe kryetari i bashkise se Shkodres drejtori i emergjencave civile drejtori i pergjithshem i policise se shtetit drejtues te shtabit te pergjithshem te forcave te armatosura kryetare te njesive vendore te prekura nga permbytjet drejtues te bordit te kullimit drejtues te drejtorise se pergjithshme te rrugeve etj. Duke falenderuar fillimisht autoritet vendore per angazhimin me pergjegjesi te tyre Kryeministri beri nje panorame te situates ku vleresoi se ajo eshte plotesisht nen kontroll dhe nuk ka moment kritik. Ndonese ne keto kushte te kontrollueshme kryeministri kerkoi qe te funksionoje me shpejtesi i gjithe mekanizmi i emergjences. Nuk ka nje moment kritik sot. Liqenet e Komanit dhe te Vaut te Dejes jane mbajtur ne nivelet e uleta dhe te mesme por ne duhet te pergatisim ate qe eshte kryesore evakuimin- u shpreh kryeministri. Kryeministri kerkoi qe te instalohet me pergjegjesi te plote dhe me te gjithe kapacitetet skema e evakuimit te popullates. Duhet ta bejme kete ne keto kushte ne menyre qe te mos kemi nje emergjence shume te madhe qe pastaj veshtireson te gjithe nderhyrjen dhe komplikon ate. Por skema e evakuimit do te jete e instaluar nga te gjithe permasat e saj- tha Berisha. Gjate mbledhjes u diskutua gjeresisht plani dhe skema e perballimit te situaten per cdo aspekt ne rast te perkeqesimit te saj ne kushtet e vazhdimit apo edhe rritjes se reshjeve dhe per pasoje prurjes se ujerave te lumenjve. Kryeministri kerkoi nga autoritet pergjegjese dhe ekspertet e fushes hartimin e nje skeme te posacme per mbrojtjen maksimale te ujesjellesave. Duhet te kete nje skeme te perpunuar qe sonte per te vendosur mbrojtjen maksimale te mundshme perreth ujesjellesave dhe pompave te tyre vjet jane mbrojtur me heroizem ne kushtet me te renda por sivjet duhet tia dalim te parandalojme dhe te mbrojme me cdo kusht ujesjellsat- theksoi kreu i qeverise. Gjithashtu kryeministri vleresoi se sivjet gjendja teknike e sistemit te pompave si dhe sasia e tyre eshte me e mire se vitin e kaluar duke kerkuar keshtu nga inxhinieret perkates skemat me efikase per mbrojtjen e kanaleve te shkarkimit. Vjet kishim nje numer te kufizuar pompash sivjet kemi pompa ndaj dhe te shfrytezojme te gjitha mundesite per perdorimin e sistemit te pompave. Te gjitha bordet e kullimit do te ndahen ne dy grupe njeri grup do te beje Vjosen tjetri do te vije ketu. Nuk duhet te kete borde kullimi tjeter kund pervec Shkodres Lezhes dhe Vjoses. Kudo qe ata te jene te merren ne sherbim brenda te gjitha rregullave te strehohen te behet cdo gje por te gjenden te gjitha mjetet dhe ne rast se atyre u duhen mjete te tjera nga kompani te ndryshme te kene cdo gje disponibel. Pra bordet e kullimit duhet te perqendrohen ne Shkoder dhe ne rast nevoje te spostohen ne Lezhe sepse dhe Lezha eshte vulnerabel- deklaroi Berisha. Kryeministri kerkoi gjithashtu edhe perqendrimin e ushtrise ne rast se eshte e nevojshme si dhe gatishmerine e policise. Ndersa per sa i perket kryetareve te komunave kryeministri kerkoi prej tyre qe te bejne nje pune maksimale per te bindur qytetaret per evakuim dhe te mos presin ngritjen e metejshme te ujit. Kryetaret e komunave duhet te bejne nje pune te jashtezakonshme per te bindur qytetaret per evakuim te mos presin ngritjen e ujit. Sivjet e kemi ate mundesi ndaj dhe te filloje te shpejtojme procesin e evakuimit. Natyrisht ushqimi per njerezit nuk diskutohet por te merren masa per ushqimin per bagetine gjedhet apo te imtat. Te shikohet mundesia ku te vendosen por asnje gje e gjalle te mos na humbase- vuri ne dukje kryeministri. Shefi i ekzekutivit kerkoi Kryetari i Qarkut dhe Prefekti qe asnje fshat te mos lihet pas dore por cdo lagjeje e cdo familjeje do ti jepet perparesia e duhur. Duhet te kemi nje lidhje konstante. Perqendrimin total duhet ta kemi ne zonen e permbytur por absolutisht nuk duhet te injorojme dhe te leme pakujdesje te plote cdo familje cdo fshat dhe cdo lagje. Duhet te shpallim gjendjen emergjences dhe ne cdo moment duhet te operojme si ne gjendje emergjence dhe ne rastin me te pare duhet te ecim si ne rastin e fatkeqesise natyrore qe quhet ne ligj pra menjehere duhet te procedojme pa hezituar- tha Kryeministri.
Harta e permbytjeve ne Shkoder/ Ne Shkoder jane permbytur 250 banesa dhe 4060 hektare toke nderkohe qe jane bllokuar akset rrugore Shkoder-Velipoje Shkoder-Dajc dhe Shkoder-Obot.
Ministri i Brendshem apel banoreve per bashkepunim me strukturat shteterore Basha Prioriteti yne shpetimi i jeteve njerezore
Ministri i Brendshem Lulzim Basha i ndodhur ne prefekturen e Shkodres gjate mbledhjes se shtabit te emergjencave ka deklaruar se situata e permbytjeve eshte perkeqesuar ne 24 oret e fundit. Kemi fryrje te lumit Buna dhe te liqenit te Shkodres- deklaroi Basha. Sipas tij prioritet mbetet shpetimi i jeteve njerezore ndersa i ben thirrje banoreve me te rrezikuar nga permbytjet te evakuohen. Jane marre te gjitha masat per evakuim. Po inspektojme te gjitha zonat e permbytura- theksoi ministri Basha.
...