E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvinit i plas në shtëpi, qindra banorë kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e shtëpive

Pas keqpërdorimit që Edvini e Partia Socialiste i bënë një raporti të Bankës Botërore për projektet e zhvillimit të Jalës e të bregdetit jonian, në Tiranë, qindra familje po bëhen gati që t’i kërkojnë Edvinit e Bankës Botërore dëmshpërblim, meqenëse shtëpitë e tyre janë prishur pa paralajmërim, për shkak të marrëveshjeve mes dy institucioneve. Rasti më ekstrem në Tiranë është ai i hedhjes mes të katër rrugëve dhe dhjetëra familjeve rome. Kërkesa të tilla po bëhen gati edhe në bashkinë e Durrësit

TIRANE - Rreth 50 familje në Tiranë e në Durrës, do të kërkojnë kompensim nga Banka Botërore, sepse banesat e tyre janë prishur gjatë hartimit të planeve rregulluese të këtyre qyteteve, plane të financuara nga Banka Botërore.
Pas zhurmës dhe pretendimeve të banorëve të Jalës, mësohet se shumë banorë, që përfaqësojnë disa familje të Tiranës, saktësisht në Laprakë, te Bërryli dhe Kodra e Priftit, viktima të shkatërrimeve të banesave të tyre nga Edi Rama, do kërkojnë kompensim nga Banka Botërore, sepse janë prishur gjatë hartimit të planit rregullues të Tiranës, me fonde të administruara nga Banka Botërore.
Historia e prishjeve të banesave të këtyre banorëve, të cilët tashmë po shohin mundësinë për t’ju drejtuar Bankës Botërore ëpr dëmshpërblimin e tyre, daton disa muaj më parë, saktësisht në vitin 2008.
Jo më larg se para 9 muajsh, banorët e Laprakës kujtojnë se si Edi Rama prishi 12 shtëpi, për të cilat pretendonte se ishin pa leje, ndërkohë që kishte filluar proçesi i legalizimit. Një muaj më pas, pikërisht rreth 8 muaj më parë, historia e prishjes së banesave me financime të Bankës Botërore, zhvendoset nga Edi Rama te zona e Bërrylit, ku policia ndërtimore e bashkisë së Tiranës, prishi 15 shtëpi të banorëve romë. Për prishjen e shtëpive tek Bërryli patën reaguar edhe më përpara kreu i LSI-së Ilir Meta, si edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Sokol Dervishaj, që kërkonin mos prishjen e tyre, sepse ishin banesat e vetme të këtyre familjeve rome.
Kryebashkiaku Edi Rama, jo vetëm që nuk reagoi nga protestat e banorëve dhe të përfaqësuesve të politikës, por vazhdoi në aksionin e prishjeve të banesave nëpër Tiranë. Para 3 muajsh te Kodra e Priftit në Tiranë, “viktimë” e ruspave të Edi Ramës, të financuara nga Banka Botërore, ranë disa shtëpi të tjera, midis të cilave edhe shtëpia e kryetarit të njësisë bashkiake Ilir Kokona.
E gjitha kjo ka ndodhur sipas një versioni të fushatës për prishjen e banesave të pretenduara si pa leje në Tiranë, që të gjitha, përgjatë kohës që hartohej plani i Tiranës me fonde të administruar nga Banka Botërore.
Të ngelur mes katër rrugëve, mbi 30 familjet e zonave të Laprakës, Kodrës së Priftit dhe Bërrylit, po përgatisin kërkesën për dëmshpërblim nga Banka Botërore, financuese e projektit të Tiranës, që i hapi rrugë prishjes së banesave nga Kryebashkiaku Edi Rama, duke shpërfillur dhe injoruar edhe proçesin e legalizimit, të cilat i ishin nënshtruar këto banesa tashmë të rrafshuara.
Ndërkohë, “epidemia” e kërkesave për dëmshpërblim nga Banka Botërore, ka mbërritur edhe në Durrës.
Në këtë qytet, janë 15 banesa që u prishën rreth dy javë më parë, ndërkohë që BB po financon hartimin e planit rregullues. Banorët e këtyre banesave, të cilët kanë bërë ët ditur se shtëpitë e tyre ishin në proçes legalizimi, kanë bërë të ditur se do të kërkojnë edhe ata kompensim nga Banka Botërore, si financuesja e prishjes së strehëzave të tyre.
E gjithë kjo ruletë kërkesash nuk ka lidhje drejpërdrejt me organizmat ndërkombëtare, por është fryt e një politike bizantine të Edi Ramës dhe rrethit të tij të ngushtë të miqve, të cilët u ndjenë të zënë me presh në duar në shpërdorimin që kishin planifikuar të bënin në bregdetin e jugut të vendit, dhe projekti i Bankës Botërore ua hodhi në erë të gjitha përpjekjet. Atehere, ata menduan krejt shkurt dhe vendosën të nisnin një përpjekje haxhiqamiliste, e cila kërkonte t’u rikthente privilegjet e humbura në Jon, por po shndërrohet në një lojë domino, e cila do të dëmtojë përfundimisht përpjekjet e Bankës Botërore për të marrë pjesë në plane për zhvillimin e qyteteve të mëdha të vendit, por së pari do të demaskojë lojën dyfytyrëshe të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste me BB-në, fshatarët e Jalës dhe me publikun e kryeqytetit në veçanti.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›