E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edward, mund ta kafshosh nusen!

Kapitulli i katërt i sagës ‘Twilight’ do të sjellë ndryshime të jashtëzakonshme. Bella dhe Edward më në fund martohen, por kjo do të sjellë pasoja të paparashikueshme. Tërë këtë dramë do ta mund ta shikoni gjatë javës në DigiGold.

Miqësia e saj me Jacob është në dilemë dhe për më tepër shtatzënia e papritur do të rrezikojë jo vetëm jetën e saj, por edhe një luftë midis njerëzve ujq dhe vampirëve.

Agimi nuk është e vetmja gjë që mund ta thyejë “The Twilight Saga: Breaking Dawn — Part I,”, që është pjesa e fundit dhe më së miri e realizuar për një vajzë, vampirin e saj dhe të pamundshmen e tyre që sillet rreth një klisheje me emrin – tregim dashurie.

I zhvilluar me një përzierje të dhunës dhe dëlirësisë së kujdesshme, filmi gjithmonë ka shumë koka të thyera dhe mendime të pastra, por këtu në mënyrë të pastër paraqitet shtrati i martesës pas një nate të rëndë.

Kjo është pjesa e katërt që bazohet në librin e Stephanie Meyer (që ishte kundërshtarja e vetme e Harry Potter gjatë këtyre viteve), përderisa filmi “Twilight” tashmë nuk mund ta harrojë përvojën e suksesit që e ka arritur në majën më të lartë të tij.

Para se gjithash ky film tregon përvojën njerëzore – lindjen dhe vdekjen dhe gjithçka në mesin e tyre – dhe funksionon shumë pastër duke iu djersitur derisa të përfundojë.

Në të kaluarën, Bella (që luhet me përkushtim të jashtëzakonshëm nga Kristen Stewart) gjithmonë ka qenë e eklipsuar nga Edward (Robert Pattinson), nga familja e tij gjakëthithëse dhe betejat e tyre.

Këtu, megjithatë, ajo rikthehet si një personazh emocional dhe psikologjik në serinë e cila ka në qendër gravitetin që kalon nga aksioni ndërkryer në reagim për dashurinë.

Filmi fillon pak para se të filloj martesa e Bella-s me Edwardin në familjen e tyre – ku ata bashkohen pavarësisht disa personave të cilët e kundërshtojnë në heshtje martesën. Të jesh e vdekur, në të vërtetë, i jep një avantazh të madh romanik një mashkulli vampir sepse e lejon atë të lidhet me një lloj vampirit të moshave më të vjetra.

Ajo që i jep një kënaqësi komplekse filmave të “Twilight” është sinqeriteti i thellë në të cilin ringjallet lideri joironik romantik i mashkullit, një ideal që funksionon sepse Bella, e cila vazhdimisht, edhe kur zhgënjehet, e dashuron Edwardin.

Regjisor i kësaj pjesë është Bill Condon, i cili është i njohur nga filmat e tjerë si “Dreamgirls” dhe “Gods and Monsters”.

Edhe në këtë film ai paraqet Jacobin, që është një person që gjithmonë zgjon efekte tek Bella. Aktori Lautner që luan Jacobin ka shumë arsye që të jetë agresiv: ai kthehet në ujk, përderisa muskulatura e tij në këtë pjesë është më shumë speciale dhe e bërë mirë me efektet speciale.

Edhe pse ai digjet në flakë, Pattinson është vëllai i tij dhe di se si të sillet më të. Pavarësish kësaj karakteri i tij ende mbetet njëri prej karaktereve më pasiononte, gjithmonë i rrezikshëm për vampirët, përderisa ai është shumë i fuqishëm në prekjet e tij. Ky imazh i një loje seksuale paraqet edhe tatutë në trupin e Bella-s, duke paraqitur kështu edhe një tjetër tregim dashurie në këtë film.

Condon, punon në atë botën ku i jep rrjedhje, prarim dhe kur është e nevojshme edhe humor tregimit – përderisa Bella dhe Edward shkojnë në muajin e mjaltit me qëllim që në altar të sakrifikohet një vergjinë – gjë që e bën filmin melodramë.

Muzika po ashtu bën që Stewart të hyjë mirë në rolin e saj të cilin e luan me emocione.

Në shumicën e pjesëve të tjera ajo e paraqet Bellan si të lumtur, si një vajzë që ndjek lumturinë e saj dhe dëshirat por në këtë rast ajo ka një gjë tjetër sepse punon edhe për dëshirat e të tjerëve.

Edward me në fund e ndryshon Bellan, por realisht është regjisori Condon që e bën një ndryshim të këtillë tek ajo – një ndryshim që të tjerët nuk e kanë bërë.

“The Twilight Saga: Breaking Dawn — Part 1” do të shfaqet në kanalin DigiGold nga e hënë në të diel të javës që vjen.

THE TWILIGHT SAGA

Regjisor: Bill Condon; skenari: Melissa Rosenberg, bazuar në romanin: “Breaking Dawn”, nga Stephenie Meyer; drejtor i fotografisë: Guillermo Navarro; montazha: Virginia Katz; muzika: Carter Burwell; dizajner: Richard Sherman; kostumet: Michael Wilkinson; efektet vizuale; John Bruno; producentë: Wyck Godfrey, Karen Rosenfelt dhe Meyer; Distributor: Summit Entertainment. Kohëzgjatja: 1 orë e 57 minuta.

Aktorë: Kristen Stewart (Bella Sëan), Robert Pattinson (Edward Cullen), Taylor Lautner (Jacob Black), Billy Burke (Charlie Swan), Peter Facinelli (Dr. Carlisle Cullen), Elizabeth Reaser (Esme Cullen), Kellan Lutz (Emmett Cullen), Nikki Reed (Rosalie Hale), Jackson Rathbone (Jasper Hale), Ashley Greene (Alice Cullen), Michael Sheen (Aro), Anna Kendrick (Jessica), Sarah Clarke (Renee), Christian Camargo (Eleazar Denali), Gil Birmingham (Billy), Julia Jones (Leah), Booboo Stewart (Seth), Mia Maestro (Carmen Denali), Casey Laboë (Kate Denali), Maggie Grace (Irina Denali) dhe Myanna Buring (Tanya Denali).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›