Sneijder nuk shkon në Milan

Ylli i Interit, Wesley Sneijder ka mohuar spekulimet rreth transferimit të tij te rivali i qytetit Milan.
Mediat italiane spekuluan të premten se mesfushori holandez do të konsiderojë kalimin te Rossonerët në fund të këtij sezoni. Por, Sneijder insistoi se nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj.
“Transferimi në Milan? Këto njoftime nuk kanë bazë”, deklaroi ai. E ardhmja e Sneijderit në Giuseppe Meazza është vënë në dyshim nga vera e vitit të kaluar kur ai ishte shumë pranë transferimit në Manchester United.