E Shtunë, 31 Tetor 2026

Efektet e amnistise Rrushaj Vetedeklarimi thelbi i ligjit

Bizneset të cilat nuk aplikojnë për amnistinë fiskale deri në fund të vitit dhe nëse pas kësaj kohe kapen me shkelje të ligjit në detyrimet tatimore, do të penalizohen me masa të rënda. Kështu u shpreh Zv/Ministri i Financave, Alfred Rrushaj në mbledhjen e Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi efektet e ligjit për amnistinë fiskale.

“Nëse një biznes nuk përfiton nga ky ligj mesazhi që ne japim është I qartë. Procedurat janë forcuar në atë masë, janë automatizuar në atë masë, sa nuk është lënë në dorë të tatimeve, por janë bër ëtë tilla që në rast se dikush nuk paguan detyrimin shtetit, ndëshkimet do të jenë shumë të ashpra, pasojat do jenë financia të renda.

Sakaq Rrushaj tha se vetëdeklarimi i fitimeve është thelbi i ligjit pasi në këtë mënyrë shmanget evazioni, ndërsa theksoi se 65 miliardë lekë detyrime tatimore dhe doganore do të falen.

“Borxhi tatimor-doganor arrin deri në 65 miliardë lekë, nga të cilat 52 miliardë lekë i takojnë periudhës deri në vitin 2008, borxh që në mënyrë automatike falet, si përsa i përket borxhit tatimor ashtu edhe atij doganor dhe pjesa tjetër është borxh i viti 2009-2010”-theksoi ai.
 
Gjatë mbledhjes së Dhomës Amerikane të Tregtisë u diskutua dhe mbi pjese të tjera të ligjit mbi amnistinë fiskale, ndërsa pjesë e kësaj amnistie nuk do të jenë as paratë e vëna përmes kontrabandës dhe as pasuritë apo asetet financiare të personave që kanë detyrimin për të deklaruar pasurinë.

Jul Kasapi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›