E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth me biznesin Birra Korca nje investim serioz

Gjatë një vizite në Korçë, ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth ka qenë i pranishëm në një prej investimeve më serioze të rajonit. Pasi ka parë nga afër prodhimin e birrës Korça, ambasadori duke biseduar me drejtuesit e fabrikës ka vlerësuar këtë investim serioz në tregun shqiptar.  

“E gjithë vizita është mbresëlësë se është e rëndesishme jo vetëm për një sipërmarrës, por sicc thuhet në krahinën nga e cila unë vij “shija e birrës, i jep shije gjithë qytetit”. Jam krenar që në krahinën time ka një birrari, por më tepër jam krenar për emrin e mirë që birra ka, kjo vihet re sidomos në Korçë. Keni të gjitha paisjet teknologjike dhe njohuritë e duhura për ta krijuar atë. Kjo nuk ështe e lehtë për tu arritur, kërkon vullnet të fortë por besoj se kombinohet edhe me zemërgjerësi”-tha Wolfarth.

Mbështetjen me anë të mesazheve e ka vlerësuar dhe pronari i ‘Birra Korcës’.

“Ka qenë një stabilitet shumë i mirë në këto ndryshime që kanë ndodhur dhe ndikimi ka qenë shumë i madh”-tha Irfan Hysenbelliu, biznesmen.

Projekti i Birra Korça është zhvilluar në 1928, ndërsa ndërtimi i fabrikës nisi në 1942 dhe përfundoi një vit më vonë. Kjo markë është ndër më të njohurat në Shqipëri.

Florian Papadhimtri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›